MENU
klinika

Liga e Kombeve

Holanda e para, 2 gola në limit Gjermanisë

19.11.2018 - 22:42

Ka ndodhur surpriza më e madhe në Ligën e Kombeve. Teksa Gjermania po udhëhiqte 2-0 deri në minutën e 85-të, ka ardhur barazimi 2-2 final nga Holanda, me këtë të fundit që merr vendin e parë në grup.

Gjermania ishte shumë pranë hakmarrjes për humbjen që pësoi në Holandë. Ndonëse jo me të njëjtat shifra, pasi “Pancerat” u mundën 3-0, por të paktën do ishte ngushëllim. Holanda besoi, ndërsa Gjermnia nuk është më e dikurshmja.

Werner kaloi shpejt vendasit në avantazh, që në minutën e nëntë dhe publiku ndez akoma më shumë atmosferën. Të besuarit e Joachim Low marrin zemër dhe dominojnë totalisht ndaj tulipanëve.

Për pasojë, vjen edhe goli i dytë me Sane, që realizon në minutën e 20-të. 2-0 dhe duket një Gjermani ndryshe, që nuk ndal për asnjë moment ritmin. Megjithatë, në pjesën e dytë, sidomos nga fundi, gjermanët sikur vetëkënaqen dhe nisin të mbrohen.

Holanda, duke pasur më se cfarë të humbë, hidhet e tëra në sulm dhe ngushton diferencën në minutën e 86-të. Promes u jep zemër miqve me golin e tij. Dhe pikërisht më minutën e parë shtesë vjen barazimi me Van diijk. 2-2 dhe gjermanët shokohen, që mbesin të fundit në grup.

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN