MENU
klinika

Opinion

Humbjet e Tahirit!

02.11.2018 - 13:58

Ndoqa mbrëmë Tahirin!

Nder te tjera disa here theksoje se eshte jurist e madje kompetent. Vetem kjo gje nuk me rezultoi. Ai mund te jete nje politikan i zoti, por formimi i tij s’ka lidhje fare me drejtesine. E gjithe strategjia e tij ne lidhje me procesin me duket krejt e gabuar. Po ashtu te pa arsyeshme dhe te gabuar pashe prezencen e tij mbreme tek Opinion. Pa i hyre analizes eshte apo jo i pafajshem, nje gje eshte e sigurt se, ai ka per te dale i humbur nga kjo histori dhe kete e them ne kendveshtrim juridik. Po ashtu angazhimin e tij ne politike e konsideroj gjithashtu kapitull te mbyllur per shume arsyeje.

Edhe politikisht nuk me duket aq shume i zoti, sepse mbreme sulmoje Fatmir Xhafa duke sulmuar keshtu hapur lidershipin e partise se tij. Po ashtu sulmoje hapur Presidentin e Republikes, Kryetarin e Opozites dhe qendrime zyrtare te Ambades Amerikane.

Megjithate, mendoj se deklarata me e rende e tij qe beri mbreme eshte se: Shqiperia s’ka banda kriminale dhe grupe kriminale! Vetem kjo fraze kerkon hetime te vecanta per te, duke qene se ai ka qene Minister i Brendeshem e nderkohe vetem para nje muaj u arrestuan 34 persona. Grup kriminale quhet edhe kur perbehet nga dy persona e jo me nga 34! Atehere pikepyetjet qe ngrihen nga ky qendrim jane te shumta si:

Pse nuk i luftoje Tahiri keto grupe kriminale? A ishin operues keto grupe kriminale edhe ne kohen e Tahirit? Çfare qendrimi kishte Tahiri ndaj tyre?

Tahiri mbreme humbi perballe gazetareve çdo beteje per te cilat kishte shkuar t’i fitonte! Ai humbu perpjekjen e tij per t’i derguar mesazh Prokurorirse se eshte i pafajshem edhe ne Shqiperi, perderisa ka dale i pafajshem ne Itali. Ai humbi betejen duke pranuar kanabizimin e vendit dhe duke mos dhene arsye pse ka ndodhur! Ai humbi çdo argument per te mbrojtur veten nga akuzat e procesit ne Shqiperi! Megjithate ai vazhdon te kete iluzionin se do te rikthehen perseri fuqishem ne politiken shqiptare! Ne fakt, pertej çdo iluzioni, ai me duket i vetem, i braktisur dhe pa asnje mundesi per tu rikthyer me ne politike.

Nga Alban Daci