MENU
klinika

Shifrat e tremujorit III

Humbjet në rrjet, rënie rekord

22.11.2018 - 13:23

Humbjet e energjisë elektrike në rrjet për tremujorin e tretë të vitit zbritën poshtë kufirit të 20%. Duke iu referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave, për tremujorin e tretë humbjet totale në rrjet ishin rreth 19.8%. Ky është niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë në statistikat zyrtare të disponueshme nga Instituti i Statistikave.

Megjithëse këto shifra mbështeten në të dhënat e raportuara nga operatorët e energjisë elektrike, ato rezultojnë edhe më të ulëta se humbjet e publikuara nga vetë Operatori i Sistemit të Shpërndarjes.

Rrjedhimisht, këto shifra duhen marrë me një lloj rezerve, edhe duke pasur parasysh se detajimi i humbjeve teknike dhe jo teknike nuk është i audituar apo certifikuar nga ndonjë ent i pavarur. Gjithsesi, mbështetur në të dhënat e operatorëve, humbjet në rrjetin e shpërndarjes janë në masën dërrmuese humbje jo teknike.

Edhe tremujori i tretë ishte pozitiv për sa i takon prodhimit të energjisë elektrike, falë kushteve hidrike ndjeshëm më të mira krahasuar me vitin e kaluar. Energjia e prodhuar arriti në mbi 1600 gigavat/orë, afërsisht katër herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në tremujorin e tertë është regjistruar një rënie e ndjeshme e peshës së energjisë së prodhuar nga impiantet private dhe koncesionare. Nëse në tremujorin e dytë ato kishin prodhuar mbi një të tretën e energjisë, në tremujorin e tretë pesha e tyre zbriti në 20%.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN