MENU
klinika

Dhënia e azilit

‘Hungaria duhet të shpjegoj vendimin për azilin e Gruevskit’

22.11.2018 - 14:10

Komisioni Evropian mbështet qëndrimet e Komisionarit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn se vendimi për azilin e Nikolla Gruevskit ka nevojë për shpjegime shtesë nga autoritetet hungareze.

Nuk ka ikje nga sundimi i ligjit”, tha zëdhënësi i KE, Margaritis Shinas.

kolana e librave

Ai tha se vendimi për t’i dhënë azil Nikolla Gruevskit është vendim që vjen nga gjyqtari dhe se Komisioni Evropian “nuk mundet të bëjë shumë në këtë aspekt” por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të ketë shpjegime të mëtejshme.

Ky lloj vendimi kërkon sqarime shtesë”, tha ai.

Komisioni Evropian konfirmoi marrjen e letrës nga eurodeputeti Benedek Javor në të cilën ai kërkon përgjigje nga Komisionari për Migrim, Dimitris Avramopulost për ligjshmërinë e vendimit për azil në Hungari. /Konica.al/