MENU
klinika

Lanë Kosovën për Shqipërinë

I ikën 2 lojtarë, reagon presidenti i FFK-së

08.11.2018 - 11:44

Nuk ka gjuhë urrejtje apo mllef kundër lojtarëve që janë larguar nga Kosova për t’iu bashkuar së fundmi Shqipërisë. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, thotë për “Insporti.com”, se ka qenë dëshira e lojtarëve për ta përfaqësuar Shqipërinë:

“Sigurisht, është dëshira e lojtarëve që vendos në kësi rastesh. Ata shohin një perspektivë më të madhe te Shqipëria. Ismajli ka qenë kapiten i Kosova U-21, e kemi vlerësuar dhe respektuar.

Ndoshta ka parë konkurrencën këtu dhe është larguar. Neve na vjen shumë keq, si për Ismajlin, edhe për Dermakun, që nuk janë në mesin tonë. Mund të them se ata janë djem të mirë dhe iu dëshirojmë shumë suksese.

ardian Ismajli

Mendoj se Kosova është vendi i perspektivës për të gjithë ata që dëshirojnë. Ne kemi një strategji, nuk i përzihemi trajnerit se kush ftohet në kombëtare. Duam vetëm që Kosova të kualifikohet”.

Shqipëria vazhdon t’i ketë në vëmendje futbollistët e talentuar me rrënjë kosovare. Një proces që ka startuar prej kohësh, për të gjitha kombëtaret kuqezi, por që u duk se do të frenohej disi me njohjen e Kosovës nga UEFA dhe FIFA.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për elementë të spikatur e me potencial, nuk mund të mungojë as dhënia e një mundësie të dytë, pavarësisht polemikave të shumta, edhe publike. E tillë mund të quhet ftesa e Christian Panuccit me Loret Sadikun.

Kastriot dermaku
Kastriot dermaku

Por, në fakt, në listën e publikuar dje për dy ndeshjet e muajit nëntor, me Skocinë dhe Uellsin, binte në sy një tjetër prurje nga Kosova, Ardian Ismajli. Futbollisti në fjalë ishte kapiten i U-21 të Kosovës, por tashmë ka bërë një kthesë, duke u bashkuar me kuqezinjtë e Shqipërisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN