MENU
klinika

Rinovimi i kontratës

Igli Tare fiton më shumë se kur ishte lojtar

06.11.2018 - 16:46

Igli Tare vazhdon të jetë një nga drejtorët sportiv më të pëlqyer në Itali dhe jo vetëm, e kjo vihet e nga interesimi i shumë klubeve për shërbimet e tij. Duke parë aftësitë që Tare ka në përzgjedhjen e talenteve, klubi i Lazios ka menduar t’i ofrojë rinovimin, me një rritje page marramendëse.

Në fillim, u raportua se Tare do të përfitonte diku te rreth 1 milion euro në sezon, por prestigjiozja italiane “Il epo”, raporton se Tare do të përfitojë rreth 2 milionë euro në sezon, pagë kjo shumëfish më e lartë se fillestarja e tij.

Kujtojmë se kur ishte futbollist i Lazio-s apo i Bologna-s, Tare përfitonte neto 700 mijë euro, duke shtuar edhe bonuset e ndryshme, shkonte maksimumi në 900 mijë euro. Pra, Tare më shumë po fiton si drejtor sportive se sa kur luante në fushë.

Igli tare dhe savic
Igli tare dhe savic

Ai do të ketë mundësi që të blejë futbollistë të tjerë në çdo merkato, deri në sezonin 2020 kur edhe i përfundon kontrata. Igli Tare njihet për zbulimin e shumë talenteve dhe afrimin e lojtarëve që sot po bëjnë diferencën në Europë.

Disa nga lojtarët që drejtori sportiv shqiptar, ka transferuar te Lazio, janë Klose, De Vriij, Anderson dhe lojtari më i kërkuar i momentit, Milikonviç-Saviç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Igli Tare për lojtarët shqiptarë

“Alisson u shit 80 mln euro, Strakosha kushton…”