Në Romë dje u hap shkolla e gjuhës shqipe. Shoqata ‘Besa’ ishte ajo që inaguroi hapjen e shkollës.
Në faqen e tyre në facebook ata bëjnë të ditur lajmin.
Postimi i plotë
Dje, Shoqata BESA ka inauguruar hapjen e shkollës së gjuhës shqipe në Romë, Itali.
Përveç familjeve të fëmijëve të parë të regjistruar, në inagurim ishin të pranishëm edhe autoritetet diplomatike si: Ambasadorja e Kosovës Alma Lamaj, përfaqësuesja për Selinë e Shenjtë, Majlinda Dodaj dhe Ledia Mirakaj, si përfaqësuese e ambasadës Shqiptare në Itali.
Realizimi i kësaj nisme për të cilën Besa besonte fuqimisht, ishte e mundur falë punës vullnetare të të gjithë pjesëmarrësve. Falënderime të veçanta shkojnë për mësuesit Eliza Çoba dhe Sonila Hoxhallari, por mbi të gjitha familjeve që u bashkuan me entuziazëm, të bindur për nevojën për t’u mësuar fëmijëve të tyre gjuhën, historinë dhe kulturën e atdheut tonë. Shihemi të dielën tjetër në klasë.