MENU
klinika

Champions League

Inter-Barcelona thyen një rekord në Itali

05.11.2018 - 21:06

Në Itali nesërmbrëma, pikërisht me ndeshjen Inter-Barcelona, e vlefshme për ndeshjet e kthimit në grupe të Champions League, do të regjistrohet një rekord i ri. Me 5.8 milionë euro, supersfida do të regjistrojë të ardhurat më të mëdha të historisë së futbollit italian.

Disa ditë më parë ishte përfolur për një shifër rekord të fitimeve në stadiumin e Milanos dhe tani është konfirmuar nga vetë klubi zikaltër. Nëpërmjet faqes zyrtare në Twitter, Inter ka konfirmuar shifrën e frikshme që do të fitojë nga shitjet e biletave.

5.7 mln euro është një shifër rekord e të ardhurave për një klub italian. Inter aktualisht ndodhet në vend të dytë të grupit pas Barcelona-s. Interesant është fakti është po klubi i Interit kishte regjistruar më parë të ardhurat rekord.

Inter tifoze
Inter tifoze

Në derbi me Milanin, ku Inter ishte pritës u arkëtuan rreth 5 milionë euro. Po ashtu, në ndeshjen e parë ndaj Tottenham në “San Siro”, u inkasuan 4.8 milionë euro. Pra, rikthimi në Champions League po sjell të ardhura të konsiderueshme për klubin zikaltër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN