MENU
klinika

Basketbolli amerikan

Intrigohet NBA, humbin Raptors e Warriors

13.11.2018 - 11:09

Nuk ka skuadra të pathyeshme, madje edhe ato që dukeshin se nuk do të kishte rival që do t’i thyente. Pas 6 fitoresh radhazi, Toronto Raptors merr një “shuplakë” të fortë nga New Orleans Pelicans.

Skuadra nga Louisiana uli me këmbë në tokë ekipin kanadez, që për momentin kryeson konferencën e Lindjes me 12 fitore dhe 2 humbje në 14 takime gjithsej. Në Scotiebank Arena të Torontos ligjin e bëri Anthony Davis me shokë, pasi Raptors u mposhtën me rezultatin e thellë 110-126 nga Pelicans.

Tri basketbollistë të New Orleans ishin dhe pikëshënuesit më të mirë të ndeshjes. Moore spikati me 30 pikë, Holiday me 29 pikë dhe 14 asiste ndërsa Anthony Davis ishte thjeshtë fantastik pasi koleksionoi 25 pikë, 6 asiste dhe 20 rikuperime. Në krahun tjetër Kawhi Leonard nuk shfaqi versionin e tij më të mire, teksa u ndal në kuotën e 20 pikëve.

Një fitore të madhe regjistroi Los Angeles Clippers që mposhti pas kohës shtesë me rezultatin 121-116 kampionët në fuqi të Golden State. 33 pikët e Kevin Durant dhe 31 të Klay Thompson ishin të pamjaftueshme për Warriors, të cilët pësuan humbjen e 3-të sezonale, por pavarsisht disfatës vazhdojnë të jenë në krye të konferencës së Perëndimit.

U rikthye menjëherë të fitorja, Oklahoma City Thunder që kaloi me rezultatin 118-101 në shtëpi Phoenix Suns, në një ndeshje ku nuk u ndie aspak mungesa e yllit të skuadrës Rusell Westbrook, pasi Paul Goerge dhe Dennis Schroder ishin në superformë duke realizuar respektivisht 32 dhe 20 pikë.

Vijon forma me shumë ulje-ngritje e San Antonio Spurs. Skuadra teksane pësoi humbjen e 5-të sezonale, pasi u mposht në Kaliforni nga Sacramento Kings me rezultatin 104-99.