MENU
klinika

Botërori i Karatesë

IOC kërcënon Spanjën për Kosovën

13.11.2018 - 12:27

Komitetit Olimpik Ndërkombëtar IOC ka kërcënuar me sanksione Spanjën, pasi ata kanë vazhduar të mos i pranojnë simbolet shtetërore të Kosovës në gara të ndryshme. Nëse një gjë e tillë vazhdon të ndodhë, atëherë Spanja do të përballet me sanksione.

Në Kampionatin Botëror të Karatesë, që u mbajt javën e kaluar në Madrid, përfaqësuesit e Kosovës u detyruan të marrin pjesë pa flamurin e Kosovës, pasi Spanja nuk e njeh si shtet.

Spanja e ka përsëritur këtë gjë disa here dhe Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka kaluar nga paralajmërimi në kërcënim, nëse nuk ndryshohet kjo qasje ndaj Kosovës.

“Nëse qeveria e Spanjës nuk është në pozitë për të garantuar qasje në këtë garë, jo vetëm për Kosovën, por për të gjitha Federatat e ndryshme që marrin pjesë, atëherë garat ndërkombëtare nuk do të mbahen më në Spanjë deri sa të zgjidhet ky problem”, – ka thënë Pere Miro, zëvendëspresidenti i IOC.

“Para se ta marrë të drejtën për ta organizuar ndonjë garë tjetër, autoritet spanjolle duhet të na sigurojnë se atletët kosovarë do të mirëpriten në Spanjë”, – shtoi ai.

Kjo nuk është hera e parë që Komiteti Olimpik i Spanjës është akuzuar për diskriminim ndaj shteteve të tjera, pasi që një incidenti i ngjashëm kështu ndodhur edhe në një garë tjetër të mbajtur në Malaga me Gjibraltarin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Formë fantastike para ndeshjeve të Kombëtares

VIDEO/ Jasir Asani shënon gol në minutën e 98-të

“Dorë e hekurt” me lojtarët

Lista e gjobave te Dortmundi