MENU
klinika

Akuza për korrupsion

Ish gjyqtari Shkëlqim Miri dënohet me burg

27.11.2018 - 11:59

Ish gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Shkëlqim Miri është dënuar me 2 vit e 6 muaj burg, pasi akuzohet për korrupsion.

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi 4 vite burg për ish gjyqtarin Shkëlqim Miri, por gjykata pranoi gjykimin e shkurtuar duke e dënuar në total me 2 vite e 6 muaj burg.

Ish gjyqtari i Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri, u arrestua më 10 nëntor nën akuzat për korrupsion. Ndaj tij rëndon akuza se ka marrë ryshfet 30 mijë euro në këmbim të një vendimi më të favorshëm ndaj Gentian Dodës i akuzuar për vrasje në vitin 1997.

Kujtojmë se nga kontrolli në banesë, policia gjeti rreth 300 milionë lekë të vjetra. Për këtë shumë ish gjyqtari Miri ishte shprehur se ishin para të një mikut të tij që do të blinte një pronë në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër qenë kursime nga paga. Shkëlqim Miri kërkoi lirinë në Gjykatën e Apelin, por kërkesa e tij u refuzua.

Ish gjyqtari ka qenë anëtar i KLD-së deri në vitin 2012-të dhe më herët gjyqtar i Apelit në Durrës (para 2010). Ndër çështjet e bujshme që ka gjykuar Miri, është edhe ajo e Gërdecit, ku ai ka qenë pjesë e një prej proceseve gjyqësore.

Ngjarja për të cilën bëhet fjalë:
Prokuroria e Matit ka kërkuar dënimin me 20 vjet burgim për Gentian Doda, i ekstraduar nga SHBA në 2012 i akuzuar për vrasjen e Gazmir Dedja dhe Asllan Gjoka, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 1997.
Autori Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja kanë qenë anëtarë të grupeve rivale në Burrel, konflikti ndërmjet të cilëve ka vijuar për shumë vite dhe me shumë viktima.

Përplasjet e ashpra ndërmjet dy grupeve rivale janë shtrirë edhe në qytete të tjera.
Në vitin 2010, në Tiranë është vrarë edhe vëllai i viktimës, Halil Dedja, i cili u gjet i vdekur në hyrje të pallatit ku banonte.

Ditën e ngjarjes së vitit 1997, autori Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja janë konfliktuar verbalisht dhe më pas, i pandehuri e ka qëlluar me automatik, duke e plagosur rëndë.

Nga plumbat ka mbetur i vdekur aksidentalisht Asllan Gjoka. I plagosuri ka mundur të mbijetojë vetëm dy ditë për shkak të plagëve të marra, por ka arritur t’u tregojë familjarëve se kush e kishte qëlluar, duke identifikuar Gentian Dodën.

Menjëherë pas krimit, i pandehuri është larguar jashtë Shqipërisë dhe është arrestuar në vitin 2012 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare.

Pas ekstradimit, i akuzuari kërkoi rivendosjen në afat dhe rishikim të dënimit të dhënë më parë ndaj tij për këtë vepër penale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Ne nuk jemi në një garë kundër njëri-tjetrit..."

OBSH: Pandemia do të përfundojë kur të vendosin njerëzit

SHBA dhuron pajisje për policinë kufitare të Shqipërisë

Bledi Çuçi: Shqipëria shumë herë më e sigurt se disa vite më parë

"Më bëri të qaj dy herë! Më dukej vetja sikur isha zhytur në një enë me helm!"

Ish-ministrja e Qeverisë Rama rrëfen përplasjen me Kryeministrin