MENU
klinika

Detajet

Ish-kreu i komunës së Lazaratit kryetar i PD në Gjirokastër

25.11.2018 - 14:15

Kryetari i ri i Partisë Demokratike në qytetin e Gjirokastrës do të jetë ish-kreu i Komunës së Lazaratit.

Në zgjedhjet e zhvilluara sot, Aliko ka fituar përballë kandidati tjetër për kryetar, Gjergji Dudi.

Nga votimet e anëtarëve të Partisë, Aliko ka marrë 166 vota kundrejt 76 votave që ka marrë kundërshtari i tij, ndërsa 13 vota janë shpallur të pavlefshme.

Zgjedhjet e tij vjen pas urdhrit të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve të partisë në rrethe.