MENU
klinika

Shpallja e Pavarësisë

Ismail Qemali, misioni i një Strategu

28.11.2018 - 13:45

Ismail bej Qemali, një nga figurat qendrore të kombit shqiptar, është një nga personalietet shumëdimesionale si figurë intelektuale, patriotike, kombëtare, është nja nga personalitetet më të rëndësishme të nacionalizmit shqiptar që kulmoi me shpalljen e pavarësisë, është një nga diplomatët më brilantë të Perandorisë Osmane por sidomos kombit Shqiptar.

 

Gjithashtu një veprimtar që u përpoq vazhdimisht si publicist në shumë organizma mediatike të kohës, bashkëpunues me patriotë të shumtë të shquar. Poliglot i shkëlqyer dhe një nënëpunës karrierist në Perandorinë Osmane.

Duhet thënë se qendra e qytetërimit në atë kohë kur lindi dhe u rrit ai ka qenë Perandoria Osmane me qendër qytetërimi Stambollin, detyrimisht edhe shqiptarët do të duheshin të zhvillonin karrierën e tyre si pjesë e saj në Stamboll.

Koha kur Ismail bej Vlora u rrit dhe ngriti karrierën përkojnë me zbehjen dhe rënien e perandorisë si dhe me ridimesionimin e politikave ndërkombëtare, të ndryshimit të ideologjive dhe të pragut të luftrave të mëdha botërore dhe sidomos ballkanike.

Pas luftës me Rusinë, Perandoria Osmane fillon totalisht rënien e saj si perandori që kishte funksionuar për shumë shekuj. Nga ana tjetër në kontekstin e Fuqive ë mëdha si Austro-Hungaria, Franca, Anglia, Rusia, historia e kombit shqiptar dhe e Ismail Qemalit zhvillohet në një sërë ndikimesh që duken sikur janë spontane por japin dritë për zhvillimet ballkanike.

Lufta për të përvetesuar me çdo kusht nga Shqipëria e osmanizuar dhe e prapambetur ishe e përhershme nga shtete që e kishin fituar pavarësinë më shpejt në Ballkan.

Në kushtet e tilla Ismail Bej Qemali ka qenë figurë qendrore për çlirimin e zgjedhës së huaj dhe shpalljen e vendit të lirë e të mosvarur nga kthetrat e një perandorie që po shembej. Rreth e rrotull vendet ballkanike si Greqia, Bullgaria etj kishin fituar pavarësinë.

I biri i Mahmud bej Vlorës dhe Hedije hanëm Asllanpashali. Lindi në një familje të shtresës së pasur nga oxhaku i sanxhakbejlerëve në janar 1844 në Vlorë.

Më 1855 u regjistrua në gjimnazin’’Zosimea’’ të Janinës. Përvetësoi greqishten e vjetër, latinishten, arabishten, frëngjishten.

Më 1864 u martua me një 19 vjeçare nga Konica, Nasipe Hanemi, që vdiq pasi lindi një vajzë nga Konica.

Më 1867, u martua me gruan e dytë, Kleoniqinë me të cilën pati katër vajza dhe gjashtë djem: Mevedeten, Alijen dhe Ylvijen një vajzë vdiq pak pas lindjes; Mahmud beun, Tahir beun, Et’hem beun, Xhevdet beun, Qazim beun, dhe Qamil beun.

Karriera në administratën osmane

Diplomohet për drejtësi në 1860 dhe si një njeri që shpresonte shumë nga ana profesionale bëhet ndihmës drejtor. në Janinë Aqif Pasha për çështjet politike, më pas shërbeu në këtë lloj pune edhe për Dervish Pasha.

Më pas ai fillon ngritjen e shkallëve profesionale, emërohet shef kabineti të ungj valiut të Thesalisë, Ismail Rahmi Pashës.

Më 1865 u rikthye në zyrën e përkthimeve të Portës së Lartë. Më pas punon si Sekretar i Përgjithshëm në Janinë.

Pas 1867 Ismail Qemali bëhet valiut të Varnës ku nisi projektin për portin.

Në 1870, si delegat për Peradorinë Osmane ishte kryetarit të Komisionit Evropian të Danubit, si delegat osman.

Më 1873-1876 në Stamboll bëhet sekretar i Mid’hat Pasha, ministrit të Drejtësisë.

Pas rënies së kabinetit të dytë dhe burgosjes së Mid’hat Pashës, syrgjynoset edhe Ismail Qemali.

Karriera e tij vazhdon pas disa viteve ku Ismail Beu ishte vali i sanxhakut të Bolusë më 1884.

Marrëdhëniet e tij me Sulltanin ishin gjithnmonë të cekta dhe të ftohta. Koha kur Sulltani ishte në efektin e darëve të Fuqive të Mëdha për t’i marrë sa më shumë territore, koncensione, si dhe ta vilnin atë ekonomikisht përkon me kohën e ‘’Të sëmurit të Bosforit’’.

Megjithatë ky i sëmurë kafshonte ku të mundte me fuqinë e tij për aq kohë sa doli një forcë e re që u quajtën përparimtarë me emrin xhonturq me të njëjtën frymë me të vjetrin e sëmurë.

Pas 1890 Ismail beu është vali i vilajetit të Beirutit, vali i Gjiritit etj. Rruga e këtij patrioti të flaktë po niste drejt çështjes së Shqipërisë për t’u hequr nga kthetrat e perandorisë së rënuar.

Pasi arratiset udhëtimi i tij kalon në Athinë, Napoli, Romë, Lozanë të Zvicrës, Bruksel, ku mendon për Shqipërinë se si mund të përparojë dhe të jetë e lirë dhe e pavarur.

Nga perëndimi shkoi në Egjipt, ku si arritje më e ulët e tij sipas Perandorisë Osmane dhe sipas urdhrit të sulltanit, u dënua me vdekje në mungesë, me humbjen e të drejtave civile, gradës, meritave, dekoratave dhe pronave.

Megjithëse shqiptarët ku futej dhe Ismail Qemali shpresonin shumë te kushtetuta e re e xhonturqëve, ata ngelen të zhgënjyer. Në shumë relacione, shkrime publike ata zhgënjehen nga një forcë që do t’i mbaje përsëri në zgjedhë.

Pas revolucionit Xhonturk më 1908 dhe rishpalljes së Kushtetutës më 21 korrik të Turqisë, më 17 dhjetor të po atij viti parlamenti u hap dhe Qemali u zgjodh si deputet i Beratit.

Me 26 deputetët shqiptarë kërkon decentralizimin e perandorisë dhe lirinë e mësimdhënies së gjuhëve kombëtare.

Si një nga personalitetet më të rëndësishme të lëvizjes së shqiptarëve në Gushtin e 1910 udhëtoi nëpër Evropë dhe kërkonte “autonomi administrative” të shqiptarëve pa miratimin e në mosmarrëveshje me xhonturqit.

Udhëtimi i misionit të tij, shpallja e pavarësisë

Me pjesëmarrjen e një kuvendi në Gërçe, në Mal të zi e Cetinjë për të drejtat e tyre, nënshkruan një memorandum i cili përmbante 12 pika me kërkesa kombëtare, duke shprehur edhe njëherë zotimin për lidhje me perandorinë.

Por ishte e qartë dhe deputetët shqiptarë në opozitë e kuptuan se pa një kryengritje nuk mund të bëhej dot pavarësia e tyre.

Ismail Qemalit, Hasan bej Prishtina e Myfid bej Libohova hedhin mendime  që qeveria e atëhershme t’i thërriste arsyes dhe mos hidhte farën e përçarjes.

Si një atdhetar i shquar dhe i flaktë në mbrojtjen e çështjeve të Shqipërisë Ismail Qemali me shumë deputetë dëshiruan të ndihmonin me armë dhe të holla që kryengritja mbarëshqiptare ta mbante nën trysni Portën deri kur të bindej për dhënien e lirive kombëtare.

Edhe kolonitë shqiptare në Rumani kontribuan për këtë. Ministri i Brendshëm rumun Ionesku, përmes Kristo Meksit i kishte dhënë Ismail Beut një çek prej 500.000 frangash ari për shpenzimet për të kontribuar në çështjen e shqiptarëve.

Pas një sërë takimesh të shumta për problemet e Shqipërisë së pushtuar nga të gjithë pushtuesit e mundshëm ai bën takime me të gjithë përfaqesuesit e shteteve të fuqishme të Europës nga një sërë konsujsh, ushtarakësh etj më 10 nëntor Ismail Beu u takua me ambasadorin britanik në Vjenë dhe hedh idenë e kombshtetit të modelit zviceran me kantone, një nga tre modelet që ekzistonin në atë kohë.

Gjithë nëntori kalon në një sërë takimesh diplomatike të Fuqive të Mëdha të kohës. Ndër këta ishin kontin Andrashi, mikun e këtij të fundit Kontin Janos Hadik, Kontin von Berthold.

Së bashku me Gurakuqin mori trenin ekspres për në Trieste mëngjesin e 19 nëntorit më  pas Ismail Beun priti Mark Kakarriqin vazdhojnë rrugën më tutje. Në 21 nëntor Avullorja ”Wurmbrand” mbërriti në Durrës. Nga 9 nëntor pasi ishte takuar me kreun austro-hungarez të shtatmadhorisë i telegrafoi së Vlorës ku e priste i biri, Et’hemi.

Sapo mbërriti në Durrës i shpalli synimet e veta nënkonsullit austro-hungarez Von Rudnay.

Në klimën e ashpër dhe midis disa zjarreve greke, serbe, Malazese, italiane e presionit të konsujve Ismail merret në mbrojtje nga zëvendësmytesarifi Hamid bej Toptani dhe 500 rezervistët nën komandën e tij.

U vendos në hotelin Kostandinopoja pronë e Aziz pashë Vrionit, ku të nesërmen më 22 nëntor priti parinë e Durrësit që t’u shpjegonte situatën, mytesarifi beratas Mahmud Mahiri.

Me 50 shoqërues dhe me një figurë tjetër të shquar Dom Nikollë Kaçorrin  më 23 nëntorit Abdi e Murat bej Toptani si delegatë të Tiranës, Mustafa Merlika që përfaqësonte Krujën dhe Qemal Karaosmanin që kishte ardhur nga Berati t’i sillte kuaj karvanit për rrugëtimin nga çifligu i Aziz Pashës, u nisën për më tutje

Valiu i Janinës, Esat Pasha, lëshoi urdhër arresti. Gjatë rrugëtimit ultësira pjesë-pjesë moçalore e Myzeqesë qe përmbytur nga reshjet që po bienin dhe ishte e pakalueshme, kësodore edhe natën e datës 24 e kaluan duke bujtur në Petoshanj të Libofshës në konakun e Nedim bej Leskovikut që është dhënë aq bukur në filmin Nëntori i Dytë.

Me datë 25 nëntor takohen tek Omer pashë Vrionin dhe u lajmërua se kërkoheshin nga ushtria serbe.

Ismail Qemali i udhëzonte: “T’i pritni mirë, me flamurin kombëtar në dorë dhe deklaroni se i pritni si mysafirët e Shqipërisë”.

Takohet Jani Minga, Ismaili u ndal për darkë te shtëpia e Hasan agë Sharrës në lagjen Muradie.

Më 28 nëntor të vitit 1912 ai me 40 delegatë nënshkruan aktin më madhor të kombit shqiptar, Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, në një shtëpi të thjeshtë ku u shpall një akt madhor i një misioni shumëshekullor.

Lufta shekullore e shqiptarëve në shekuj për t’u shpallur të lirë dhe të pavarur që nga pushtimi i Perandorisë Osmane dhe përpjekjet e kryengritjeve të pafinalizuara u finalizuan nga burri i mençur, diplomati, patrioti i madh Ismail bej Qemali që rreshtohet si një nga sovranët më të mëdhenj të figurave të identitetit kombëtar pas Skënderbeut. U kry bace!!!…

Më në fund Shqipëria ia arriti në mes të gjithë ushtrive pushtuese, mosmarrëveshjeve të fuqive botërore, midis meskninitetit dhe hipokrizive diplomatike dhe ndërmjet shumë halleve pavarësia u shpall. Shqipëria u shpall vend i pavarur dhe i lirë, sovran e për këtë kërkoi të njihej kështu siç ishte.

Pavarësisht sukseseve të mëdha të qeverisë së parë ajo pati dhe shumë pak mundësi të bënte punën e saj për shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.

Ismail Qemali pas gjithë këtyre zhvillimeve jep dorësheqjen ai merr një tur jetër udhëimesh në Europë, në Francë dhe Itali ku dhe gjen vdekjen e tij, në fjalët e tij të fundit ai shprehet ‘’Më hëngrën me të pabesë!’’.

Shuhet dhe një nga figurat më qëndrore të kombit shqiptar ku çdo njeri duhet të ndjehet krenar që të jetë shqiptar.

Ai arriti misionin më themelor të kombit shqiptar. Pavarësinë e Shqipërisë, e për këtë duhet nderuar gjithmonë nga të gjithë. Lavdi jetës dhe veprës, personalitetit të tij!

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB