MENU
klinika

Më lirë këtë vit

Ja kostot e investimit me kredi

18.11.2018 - 13:26

Interesat e kredive për investime po bien. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për gjashtë muajt e parë të vitit interesi i kredive për blerje të makinerive dhe pajisjeve në lekë ishte mesatarisht 5.9%, nga 6.2% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Akoma më e dukshme është rënia e interesave për kredinë në euro, që zbritën në një mesatare prej 4.4%, nga 5.3% që ishin në gjysmën e parë të vitit të kaluar. Interesat e ulëta po favorizojnë një ritëm të lartë të investimeve në ekonomi edhe gjatë këtij viti.

Sipas Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e dytë të vitit kredia për investime u rrit me 4.3% dhe ka qenë nxitësi kryesor i rritjes së kredisë për biznesin.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në mesin e këtij viti portofoli i kredisë për blerje të makinerive dhe pajisjeve nga bizneset kishte vlerën e 91.5 miliardë lekëve. Ecuria e mirë e investimeve në ekonomi dëshmohet edhe rritja e importit të makinerive dhe pajisjeve.

Sipas Instat, për nëntë muajt e parë të vitit importet e makinerive dhe pajisjeve u rritën me 6.3%.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkesa në stanjacion

42.5% e bizneseve me borxhe

Në rritje me 15%

200 mln euro kredi konsumi