MENU
klinika

Emri i Maqedonisë

‘Jashtë fashistët nga shkolla’/ Pse këto protesta në Greqi?

29.11.2018 - 19:19

Ka disa ditë që në qendër të politikës greke po diskutohet një përpjekje e neonazistëve të “Agimit të Artë” për të përdorur politikisht nxënësit e shkollave të mesme dhe për të futur mes tyre frymën fashiste dhe urretjen.

Ndërkohë që qindra nxënës të shkollave të mesme të Greqisë kanë mbushur këtë të enjte rrugët e Athinës dhe Selanikut. Të ndarë në dy grupe, një pjesë e tyre ka protestuar kundër marrëveshjes së Prespës, duke hedhur parulla si “Demokracia e ka shitur Maqedoninë” dhe “Maqedonia është tokë greke”.

Ndërkohë, moshatarët e tyre në Athinë, me një kundërprotestë dhe tubime të tjera më të mëdha në numër, kanë bërë thirrje kundër nacionalizmit dhe fashizmit.

Neonazistët kanë shpërndarë në rrjetet sociale dhe mesazhe telefonike, thirrje për tubime mbarëkombëtare protestash për çështjen e emrit të Maqedonisë, të Vorio Epirit dhe të vrasjes së Kostandin Kacifës.

Shumica e deputetëve të partisë qeveritare “Syriza” kanë dënuar në Parlament këtë përpjekje të neonazistëve për të mbjellë frymën e urrjejtjes nacionaliste në radhët e nxënësve dhe u kanë bërë thirrje edhe partive të tjera të bashkohen me ta.

Mesazhi më i mirë ka ardhur nga një karikaturist i njohur grek, i cili përmes blogut të tij ka publikuar një karikaturë ku duken 3 nxënës me bluza me flamujt e Greqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë, përpara tyre një fashist që mban një flamur ku shkruhet fjala urrejtje, dhe pas tyre shkruhet në një pankartë në 3 gjuhë “jashtë fashistët nga shkollat greke”.

Brataj zbulon simptomat: Rrufë, temperaturë 1-2 ditë dhe…

Bota në alarm nga varianti i ri koronavirusit/ A ka mbërritur në Shqipëri?

Del ekspertiza mjeko-ligjore: Në trupin e tyre u gjet…

Zbulohet shkaku i vdekjes së turistëve rusë në hotelin në Qerret

“Më shumë të interesuar janë qytetarët për dozën e tretë”

VOA: Bien për të dytin muaj ritmet e vaksinimit kundër koronavirusit

Punësimi i mësuesit pedofil në Berat

Ndryshohen rregullat e punësimit në Arsim

Veliaj: Të jemi më solidarë me ata që kanë nevojë!

Festat e fundvitit/ Ndizen dritat e pemës te Pazari i Ri në Tiranë

Debati për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut

Draft-opinioni i “Venecias”: Propozimi i mazhorancës i përmbush kriteret