MENU
klinika

FMN: Luftoni euroizimin

Jo më shitje në valutë të huaj

21.11.2018 - 14:53

Fondi Monetar Ndëkrombëtar i kërkon Shqipërisë të luftojë në mënyrë më energjike euroizimin e ekonomisë. Në deklaratën përmbyllëse të misionit të radhës, ekipi i FMN këshillon një fazë të dytë të strategjisë së deeuroizimit. Kjo fazë duhet të përfshijë ndërhyrje kundër vendosjes së çmimeve në valutë të huaj për veprimet tregtare brenda vendit.

“Zbatimi në muajin korrik i një niveli të diferencuar të rezervës së detyrueshme për depozitat në valutë të huaj ishte një hap i dobishëm, në përputhje me planin për de-euroizimin. Si një fazë e dytë, do të ishte e dobishme për autoritetet përgatitja e veprimeve specifike për të dekurajuar vendosjen e çmimeve dhe kryerjen e pagesave në valutë të huaj në transaksionet vendase,” thuhet në deklaratën e misionit.

Në fillim të këtiuj viti, Banka e Shqipërisë miratoi një paketë masash për të ulur nivelin e euroizimit në sistemin financiar.

Këto masa rrisin kostot e mbajtjes së euros për bankat, me qëllim për t’i orientuar ato më shumë drejt thithjes së depozitave dhe dhënies së kredisë në lekë.

Megjithatë, rezultatet e kësja strategjie deri tani kanë qenë të pakta dhe euroizimi i sistemit bankar ka vazhduar të rritet, sidomos te depozitat.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Të ulet më shpejt borxhi”

FMN, sërish “e butë” me PPP-të