MENU
klinika

Sindroma Sjogren

29.11.2018 - 21:03

Sindroma e Sjogren është një sëmundje kronike autoimune që shkakton shkatërrimin e gjëndrave  që prodhojnë lotët dhe pështymën.

Një pjesë e njerëzve të diagnostikuar me Sjogren gjithashtu kanë një tjetër çrregullim autoimun si artriti reumatoid, lupus ose skleroderma. Rreth 9 nga 10 njerëz me këtë gjendje janë gratë dhe njerëzit e gati të gjitha racave dhe etnive mund të preken nga sindroma.

Shkaqet e sindromës së Sjogrenit

Përderisa nuk dihet saktësisht se çfarë e shkakton sindromën e Sjogrenit, mund të fajësohen një kombinim i shkaqeve të mëposhtme:

• Përgjigjja jonormale imune;

• Hormonet e seksit;

• Trashëgimia ose gjenetika;

• Mjedisi (edhe pse faktorët e saktë të mjedisit nuk njihen).

Sindroma e Sjogren (mban emrin Henrik Sjogren, një mjek okulist suedez i cili përshkroi i pari këtë sindromë) ndodh kur qelizat e bardha të gjakut sulmojnë gjëndrën ekzokrine, që prodhojnë pështymën dhe lotët.

Kjo rezulton në prodhim të pamjaftueshëm nga gjëndra e lotëve dhe pështymës. Sytë dhe goja janë më të prekura, por nuk përjashtohen gjithashtu zorrët dhe organet e tjera.

Simptomat e sindromës së Sjogrenit

Gjysma e njerëzve të diagnostikuar me sindromën Sjogren gjithashtu kanë një tjetër çrregullim autoimun të indeve lidhore, si artriti reumatoid, lupusit ose skleroderma, sipas Sjogren’s Syndrome Foundation (SSF).

Simptomat e Sjogrenit mund të jenë të qëndrueshme ose të përkeqësohen. Në raste të rralla, simptomat mund të ndalojnë për një periudhë kohore dhe pastaj të kthehen përsëri.

Intensiteti i simptomave ndryshon nga personi në person dhe mund të jenë:

• Sytë e thatë, të cilët mund të skuqen ose t’ju djegin;

• Tharje goje dhe fyti, duke e bërë të vështirë përtypjen dhe gëlltitjen;

• Kollë e thatë;

• Zgjerimi i gjëndrës parotide;

• Vështirësi në të folur;

• Prishje të dhëmbëve;

• Lodhje e tepruar;

• Dhimbje në muskujt, nyjet, ose në të gjithë trupin;

• Irritimi i nervave në krahë, duar ose këmbë;

• Ndjesi shpimi;

• Anomalitë e gjëndrave të tiroides;

• Humbja e kujtesës;

• Problemet gastrointestinale;

• Inflamacion i mushkërive, veshkave, mëlçisë ose pankreasit.

Trajtimi i sindromës së Sjogrenit

Sindroma e Sjogren shpesh është diagnostikuar gabim sepse simptomat janë të ngjashme me disa sëmundje të tjera.
SSF raporton se kalojnë pothuajse katër vjet që simptomat të fillojnë të marrin një diagnozë të sindromës së Sjogrenit.

Nuk ka shërim për Sjogren, trajtimet mund të ndihmojnë për lehtësimin e simptomave. Mjeku mund të sugjerojë sa vijon:

• Praktikat e higjienës orale: Praktikimi i kujdesit të mirë dentar, që ndihmon në mbajtjen e dhëmbëve dhe mishit të shëndoshë;

• Kujdesi i syve: Për të trajtuar sytë e thatë, mjeku mund të rekomandojë lot artificial, të cilat mund të blihen në farmaci dhe të përdoren rregullisht;

• Medikamente: Mjeku ka shumë gjasa të rekomandojë qëndrimin larg çdo ilaçi që zvogëlon lëngjet trupore.

Përveç këtyre, mjeku mund të rekomandojë marrjen e:

• Medikamenteve për të lehtësuar dhimbjet e përgjithshme dhe të muskujve. Këtu përfshihen acetaminophen( Paracetamol) dhe barna anti-inflamatore josteroide të tilla, si: ibuprofeni dhe naproxeni;

• Hydroxychloroquine, një ilaç anti-reumatik që mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve, ënjtjeve dhe skuqjeve;

• Steroidet dhe medikamentet imunosupresive, si prednisonio mund të jenë të dobishme nëse keni simptoma në organet tuaja të brendshme.