MENU
klinika

Vrasja e 35-vjeçarit

Kacifas/ Eurodeputetja greke: Çështja do shkojë në KE

05.11.2018 - 15:41

 Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous e konsideroi detyrim moral të ngrejë çështjen ‘Kacifas’ si dhe të shkeljes sipas saj të të drejtave të minoritarëve të zonës në Shqiperi.

“Kacifas mund të arrestohej, por u ekzekutua nga policia shqiptare”-ka thënë eurodeptuetja për mediat greke.

Për kryeministrin Rama dhe deklaratat e tij, eurodeputetja Theoharis deklaroi se si me qipriotin S. Solomu, le te jetë kryeministri i korrupsionit që e konsideron “ekstremist të marrë” e jo Athina Kostandinos Kacifën.

“Kam detyrim moral te hap çështjen e shkeljes së të drejtave dhe vrasjes së Kacifas në Parlamentin Evropian”- ka thënë ajo.

Kujtojmë se edhe më herët eurodeputetja greke ka thënë se vrasja e Kacifas do t’i hapë probleme Shqipërisë me anëtarësimin në BE.

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore

Do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare

EMRAT/ Partia e Lirisë miraton listën me anëtarët e Kryesisë