MENU
klinika

Detajet

‘Kaçifas’/ Policia greke dërgon përfaqësues në Tiranë për hetimet

02.11.2018 - 09:13

Një oficer i policisë greke do të mbërrijë të premten në Tiranë që të marrë pjesë në hetimet rreth vrasjes së Kostandinos Kaçifas me 28 tetor në Bularat.

Lajmi është dhënë mëngjesin e sotëm nga agjencia zyrtare e lajmeve, ANA-MPA.

Sipas agjencisë, pjesëmarrja u dakordua midis Athinës dhe Tiranës, në kuadër të bashkëpunimit që kanë policitë e të dy vendeve.