MENU
klinika

Emri

Kakavijë/ Paraqitet me identitet të rremë, arrestohet 25 vjeçari

05.11.2018 - 15:58

Nga njësia e policisë së Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Vasil Selçiotis, 25 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është paraqitur në Hyrje të Republikës së Shqipërisë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë me një dokument udhëtimi (kartë identiteti) të dyshimtë si të falsifikuar.

Pas verifikimeve që u kryen nga shërbimet e policisë, dokumenti ka rezultuar i rremë me të dhëna dhe gjeneralitete të një personi tjetër dhe fotografinë e shtetasit Vasil Selçiotis.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale të ”Falsifikimit të dokumentave” neni 186 i Kodit Penal.