MENU
klinika

Edhe Kim Kardashian

Kalifornia në flakë, këngëtarja shqiptare braktis shtëpinë

09.11.2018 - 18:08

Zona e Calabasas në Kaliforni është përfshirë nga flakët e mëdha, të cilat rrezikojnë edhe banesat.

Mësohet se në këtë zonë jeton edhe këngëtarja shqiptare Anxhelina Hadërgjonaj, por gjithashtu edhe Kim Kardashian.

Si pasojë e flakëve, autoritetet vendase kanë dhënë alarmin dhe u kanë kërkuar banorëve të braktisin shtëpitë e tyre dhe kjo është konfirmuar edhe nga Anxhelina.

Me anë të një postimi në rrjetin social, Anxhelina ka treguar për ndjekësit se vendi është përfshirë nga flakët dhe së bashku me mikun e saj të ngushtë, grimierin e Kim Kardashian, i është dashur të braktisin me urgjencë shtëpinë. “Të evakuuar. Duke u përpjekur të jemi pozitivë,”- shkrua ajo krah fotos.