MENU
klinika

Kombëtarja

Kandidati kuqezi refuzon ofertën e Dukës

20.11.2018 - 12:18

Një nga emrat që u lakua dje për stolin e Kombëtares shqiptare në rast se ikën Christian Panucci ishte pikërisht Bledar Kola, por ky i fundit nuk e merr në konsideratë idenë për të drejtuar përfaqësuesen shqiptare të futbollit, të paktën në këto momente.

Ish-mesfushori i përfaqësueses shqiptare, i cili ka ndërtuar një karrierë në Greqi që në fillimin e viteve ’90, fillimisht si lojtar e tani si trajner, ka konfirmuar dje për mediet greke se është i përkushtuar tërësisht ndaj punës së tij si zëvendëstrajner te AEK.

Ai nuk ka dashur të diskutojë detajet e bisedimeve me Dukën, por ka theksuar se është i përkushtuar ndaj projektit katërvjeçar që kanë filluar në klub. “Përtej respektit dhe vlerësimit të ndërsjellë që kemi për njëri-tjetrin me presidentin Duka, ashtu si edhe dëshirës së përbashkët që kemi prej kohësh për një bashkëpunim në ekipin kombëtar në të ardhmen, nuk ka asgjë reale që duhet diskutuar apo përmendur”, – tha Kola për “gazzetta.gr”.

“Unë jam i përkushtuar plotësisht te projekti i AEK dhe te bashkëpunimi 4-vjeçar me trajnerin dhe mikun tim Mario Ozunidis”, – theksoi ai. Gjithsesi, Kola shpreson që Shqipëria, me apo pa Panuccin, të dalë sa më shpejt nga kriza.

“I uroj Kombëtares të kalojë këtë periudhë të vështirë dhe jam i sigurt se presidenti dhe kolegët e tij do të marrin vendimet e duhura”, – ishin fjalët e tij për median greke.

bledar kola
bledar kola

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN