Presidenti Ilir Meta e ka dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm, thanë burime pranë Presidencës.
Më herët gjatë ditës së sotme, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin e Sandër Lleshit nga grada Gjeneral.
Kërkesa për lirimin e Lleshit, ka ardhur vetë nga ky i fundit, i cili kërkonte që të mos ishte më pjesë e ushtrisë që ti hapej rruga për emërimin në postimin Ministrit të Brendshëm.
Ky vendim i Presidentit vjen pas propozimit të dytë nga kryeministri Edi Rama për Lleshajn. Herën e parë Meta u shpreh se nuk ‘i ishte krijuar bindja’ për ta dekretuar për ministër dhe në korrespondencën e mëpasme me qeverinë u zbuluan se ngërçi dhe mosdekretimi vinte pikërisht për shkak të statusit aktiv të ushtarakut të Sandër Lleshaj që deri sot mbante gradën gjeneral.