MENU
klinika

Diskinezia tardive

Keni lëvizje të pavullnetshme të fytyrës apo buzëve?

24.11.2018 - 21:53

Diskinezia tardive kryesisht shkakton lëvizje të rastësishme, të pavullnetshme të fytyrës, gjuhës, buzëve ose nofullës.

Diskinezia tardive është një sindromë neurologjike e shënuar nga lëvizjet muskulore të pavullnetshme. Është shkaktuar nga përdorimi afatgjatë i barnave të caktuara. Fjala “tardive” do të thotë vonesë dhe “diskinesia” do të thotë lëvizje jonormale, termi “dyskinesia tardive” i përket vitit 1964.

Çfarë e shkakton diskinezinë tardive?

Diskinezia tardive shkaktohet kryesisht nga përdorimi i barnave neuroleptike. Këto barna përshkruhen nga mjekët për çrregullime psikiatrike, neurologjike dhe veprojnë duke bllokuar receptorët e trupit, dopaminën.

Dopamina është një neurotransmetues i përfshirë në kontrollin e kënaqësisë, por gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në funksionin motorik. Nuk është krejtësisht e qartë se pse apo si fillojnë simptomat e diskinesisë, por ato mendohet se lidhen me bllokimin kronik të këtyre receptorëve.

Barnat neuroleptike që zakonisht shkaktojnë çrregullime janë:

• Amoxapine;

• Prochlorperazine;

• Haloperidol;

• Fluphenazine;

• Metoklopramide;

• Flunarizina;

• Hydrochloride trifluoroperazine;

• Chlorpromazine.

Zakonisht zgjat shumë muaj apo vite për të zhvilluar diskinezinë tardive nga përdorimi i neuroleptikëve, por çrregullimi ndonjëherë mund të lindë në vetëm gjashtë javë, sipas Bibliotekës Kombëtare të Mjekësisë në SHBA. Diskinezia mund të zhvillohet edhe te njerëzit me skizofreninë që nuk kenë përdorur ilaçe antipsikotike.

Ky lloj i diskinezisë, i quajtur dyskinezia spontane, mund të ndodhë në deri në 40 për qind të njerëzve me skizofreni që nuk i kanë marrë këto barna, sipas një raporti të botuar në shtator 2011 në Rishikimin Ndërkombëtar të  Neurobiologjisë.

Simptomat e diskinezisë tardive

Diskinezia tardive shkakton kryesisht lëvizje të rastësishme, të pavullnetshme të fytyrës, gjuhës, buzëve ose nofullës.
Në disa raste, çrregullimi mund të ndikojë te gishtërinjtë, krahët, këmbët dhe trung, duke shkaktuar lëvizje të shpejta, të lëkundura ose lëvizje të ngadalta. Lëvizje që ndikojnë edhe në frymëmarrje.

AIMS Test

Simptomat e diskinezisë tardive mund të duken të ngjashme me ato të disa çrregullimeve të tjera të lëvizjes, siç është sëmundja e Parkinsonit, sëmundja e Huntingtonit, paraliza cerebrale, sindromi Tourette dhe distoni.

Për të zbuluar diskinezinë tardive te njerëzit që marrin medikamente neuroleptike dhe për të përcaktuar ashpërsinë e simptomave me kalimin e kohës, mjekët i referohen një pajisje të quajtur Shkalla e Lëvizjes jonormale (AIMS).

Gjatë një testi AIMS, mjeku do të vlerësojë lëvizjen e pavullnetshme në të gjithë trupin tuaj në një shkallë prej pesë pikash. Kjo përfshin:

• Fytyrën (ballë, vetullat, faqet);

• Buzët;

• Nofullën;

• Gjuhën;

• Gjymtyrët e sipërme (krahët, duart dhe gishta);

• Gjymtyrët e ulëta;

• Qafë;

• Shpatullat.

Mjeku do të vlerësojë gjithashtu ashpërsinë e përgjithshme të lëvizjeve tuaja. Gjatë testit, gjithashtu do t’ju kërkohet të bëni një sërë veprimesh, të tilla si hapja e gojës, shtrirja, përkulja e krahëve dhe ecja.

Trajtimi i diskinezisë tardive ndryshon mes njerëzve. Si hap i parë, mjeku do të rekomandojë minimizimin ose ndërprerjen e përdorimit të barnave neuroleptike (nëse kjo është e sigurt, duke pasur parasysh gjendjen tuaj). Mjeku mund të përshkruajë një mjekim alternativ.

Megjithatë disa njerëz do të kenë diskinezi tardive të pakthyeshme edhe pas ndalimit të barnave të tyre. 

Medikamente të tjera mund të përdoren për të ndihmuar në trajtimin e simptomave të diskinezisë tardive, duke përfshirë Tetrabenazine, Benzodiazepine, Botulinum toxin dhe Klozapine. Trajtime të tjera të ndryshme janë studiuar për trajtimin e diskinezisë tardive, por efektiviteti i tyre është i paqartë.