MENU

Doktor shkencash dhe pedagog

Kërkohej nga Interpoli/ Arrestohet lektori i ekonomikut

10.11.2018 - 16:25

Doktor i shkencave dhe lektor në Fakultetin Ekonomik dhe në Universitetin e Durrësit, Dritan Shorja, është kapur nga forcat operacionale, sipas një kërkese të autoriteteve italiane.

Shorja ishte lektori i lëndës për menaxhim të bizneseve dhe koorporatave, dhe jepte leksione në auditorët e universiteteve, por në të njëjtën kohë, emri i tij gjendej në listën e të kërkuarve për çështje droge.

Lektori, ishte në kërkim dhe i dënuar me 4 vite burg në Itali, duke qenë kështu një kontigjent krimi.

Sipas policisë, 47-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Venecia, me 4 vite burg e 20 ditë.

Akuza për të cilën ai është shpallur fajtor, është ajo e pjesëmarrjes në trafikun e lëndëve narkotike.

dritan shoraj-konica.al
dritan shoraj-konica.al

Emri i doktorit Shoraj i është përcjellë Shqipërisë përmes Interpolit, por ajo që ka befasuar departamentin e hetimit të krimeve, është CV-ja e njeriut që kërkonin italianët.

Siç tregojnë të dhënat zyrtare të Fakultetit Ekonomik, që prej vitit 2014 Shoraj mban titullin Doktor Shkencash në Ekonomi .

Shoraj i është dorëzuar policisë së Tiranës dhe pritet që materialet shtesë të përcillen nga Italia përmes Ministrisë së Drejtësisë.

dritan shoraj-konica.al
dritan shoraj-konica.al

Njoftimi:

“Seksioni i Forcës së Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative kapi dhe arrestoi përkohësisht shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Shoraj gjate arrestimit
Shoraj gjate arrestimit
– Dritan Shoraj, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit në Venecia/ Itali e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 20 ditë burg për veprën penale “Pjesëmarrje në trafikun e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 dhe 81 të Kodit Penal Italian.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga zyra e Interpolit Tiranë.”