MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Kërkohet që 28 Nëntori të jetë festë zyrtare

28.11.2018 - 17:29

Kosovë

28 Nëntori nuk bën pjesë në kalendarin e festave zyrtare të Kosovës, ani pse kjo ditë festohet çdo herë dhe e njëjta shpallet ditë pushimi për të gjitha institucionet shtetërore.

Historianë, edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës po kërkojnë që kjo festë të jetë pjesë e kalendarit të festave zyrtare. Sipas tyre, në këtë formë po cenohen vlerat kombëtare.

Kosovë

Kryetarët e gjashtë komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilat gjenden në anën jugore të lumit Ibër, përmes një komunikate për medie, të dalë nga Lista Serbe, kanë shprehur mbështetjen për kryetarët e katër komunave veriore, të cilët ditën e martë kanë dhënë dorëheqje.

Në komunikatë thuhet se ata i mbështesin kolegët e tyre në veri, por nuk do të marrin masat e njëjta.

Serbi

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbinë, Marko Gjuriç, ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media, të cilën e ka thirrur për situatën e fundit të krijuar.

Sipas gazetës serbe Kurir, ai ka thënë se Serbia thërret gjithë bashkësinë ndërkombëtare që të ndërmarrë diçka në mënyrë që të mos eskalojë situata më tej.

Kosovë

Këshilltari kryesor për Sigurinë Kombëtare i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, John Bolton ka njoftuar, të martën pas mesnate, ka pasur takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Boltoni, që e kundërshton fuqishëm pavarësinë, në një postim në Twitter nuk ka përmendur fjalën shtet, por “palë”, kur ka folur për Kosovën e Serbinë.

Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Uashington ka zhvilluar një takim me John Boltonin, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Në këtë takim është biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, për perspektiven euroatlantike dhe për domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si parakusht për paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon. /Konica.al/