MENU
klinika

Protesta për unazën e re

Këshilltarët e PD bojkotojnë mbledhjen e Këshillit Bashkiak

15.11.2018 - 12:07

Këshilltarët bashkiakë të Tiranës kanë bojkotuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak si një formë proteste, për të qenë përkrahë banorëve të Unazës së Re.

Kryetari i këshilltarëve demokratë Kreshnik Çollaku thotë se asnjë nga këshilltarët nuk do të jetë i pranishëm në sallë, për shkak të sjelljes së paprecedentë të kryetarit bashkisë së Tiranës, fyerjeve raciste dhe përçarëse ndaj banorëve dhe qytetarëve të Tiranës.

Këshilltarët i bashkohen deputetëve të opozitës të cilët do të jenë në krahë të banorëve të Unazës së Re, të cilët vijojnë protestën përpara Bashkisë së Tiranës, për dëmshpërblimin 100% të pronave të tyre në një projekt që sipas tyre po realizohet në favor të qeverisë dhe lidhjeve korruptive.

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore

Do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare

EMRAT/ Partia e Lirisë miraton listën me anëtarët e Kryesisë