MENU
klinika

Video virale

Kështu e pëson kur vjedh mundësen…

19.11.2018 - 17:50

E kanë planifikuar si një vjedhje rutinë, por nuk kanë pësuar keq, për më tepër nga një vajzë. Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, në Manaus, kryeqyteti i shtetit të Amazonës, në Brazil.

Sabrina Leite, një mundëse 22-vjeçare, është sulmuar nga dy hajdutë me motoçikletë, të cilët e kanë kërcënuar dhe i kanë kërkuar që t’i japë celularin. Sipas të përditshmes braziliane “O Globo”, mundësja e re ka arritur të shpëtojë nga kërcënimi dhe të hyjë në shtëpinë e saj.

Dy hajdutët janë larguar, por një shofer që ka asistuar ngjarjen, ka përplasur motorin ku ishin dy hajdutët që janë rrëzuar.

Kur ka parë këtë skenë, Leite ka dalë nga shtëpia dhe ka arritur të kapë një nga dy hajdutët, duke e paralizuar me kapjet e mundjes. Videoja është bërë virale, teksa shikohet hajduti duke ulëritur, ndërkohë që pritej ardhja e policisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kaiser” është bërë film

Futbollisti-mashtrues më i madh i historisë