MENU
klinika

Trajtimi mjekësor

Kjo stinë sjellë sëmundje të tilla!

16.11.2018 - 13:23

Një dhimbje e fytit është një simptomë e zakonshme e disa sëmundjeve të ndryshme.

Faringeja është një dhimbje e fytit e shkaktuar nga inflamacioni. Faringeja e inflamuar mund t’ju shkaktojë dhimbje gjatë gëlltitjes dhe mund të përjetoni siklet ose gërvishtje në fyt.

Faringeja shpesh shfaqet për shkak të një sëmundjeje tjetër, si nga ftohja, gripi ose mononukleozë (sëmundje infektive akute virale).

Shkaqet

• Faringeja shkaktohet nga ënjtja në pjesën e pasme të fytit midis bajameve dhe laringut;

• Shumica e dhimbjeve të fytit ndodhin gjatë muajve të ftohtë dhe shkaktohen nga infeksione virale si ftohja e zakonshme, gripi, mononukleoza, fruthi etj;

• Sidoqoftë, bakteret si Grupi A Strep, kollitja (shkaktuar nga bakteret Bordetella pertusis) dhe difteria ndonjëherë mund të shkaktojnë faringit;

• Sëmundja shpesh përhapet mes njerëzve nëpërmjet ajrit;

• Shkaqet e tjera të dhimbjes së fytit mund të përfshijnë alergji, thatësi, ngacmues, tendosje të muskujve të fytit, sëmundje të refluksit gastroezofageal (GERD), infeksioni HIV ose tumore të fytit, gjuhës ose laringut.

Faktorët e rrezikut janë:

• I ftohti dhe stina e gripit;

• Kontakti i ngushtë me dikë që ka një dhimbje të fytit;

• Pirja e duhanit ose ekspozimi ndaj tymit të duhanit;

• Infeksione të shpeshta të sinusit;

• Alergjia.

Simptomat e faringut mund të përfshijnë:

• Dhimbje të fytit;

• Ethe;

• Dhimbje koke;

• Dhimbje të muskujve;

• Skuqje të lëkurës.

Varësisht se çfarë sëmundje shkakton dhimbje të fytit, simptomat mund të ndryshojnë, si në vijim:

Teshtimë;

• Kollë;

• Dhimbje koke;

• Lodhje;

• Dhimbje trupi;

• Të dridhura;

• Nyjet limfatike të zgjeruara në qafë dhe nën sqetulla;

• Bajame të fryra;

• Humbja e oreksit;

• Shpretkë e fryrë;

• Inflamacion i mëlçisë.

Diagnoza

Mjeku juaj do të kontrollojë temperaturën, fytin, veshët dhe hundën. Gjithahtu do të kontrollojë qafën për gjëndrat e fryra (nyjet limfatike); dhe duke dëgjuar frymëmarrjen tuaj me një stetoskop.

Mjeku rekomandon marrjen e një kulture në fyt. Nëse përgjigjja e analizave është pozitive, atëherë infeksioni bakterial është i pranishëm. Përgjigjja e analizës është negative, atëherë ka mundësi që të keni një infeksion viral.

Nëse mjeku juaj dyshon se rasti juaj ka të bëj me një alergji, atëherë mund të flisni me një alergolog dhe të bëni analiza shtesë, ose nëse keni ndonjë dhimbje kronike ju mund të drejtoheni një otorinolaringologu (vesh, hundë).

Trajtimi mjekësor

Nëse dhimbja juaj shkaktohet nga një virus, antibiotikët nuk do t’ju ndihmojnë, pasi ky problem shëndetësor largohet vetë për pesë deri në shtatë ditë.

Megjithatë, antibiotikët mund të ndihmojnë nëse dhimbja e fytit shkaktohet nga infeksionet. Nëse keni grip, ilaçet antivirale mund të jenë efektive.

Për të ndihmuar në zbutjen e një dhimbje fyti duhet të merrni pushim, gjithashtu:

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Disa mjekime popullore!

Ju dhemb fyti nga bajamet?!