MENU
klinika

Abuzimi me karburantet

Konfindustria: Çmimi në tregjet e huaja ka rënë

18.11.2018 - 12:27

Konfindustria shprehu edhe njëherë shqetësimin për mungesën e plotë të rolit rregullator dhe kontrollues të institucioneve shtetërore për çmimet e larta dhe cilësinë e dobët të karburanteve në tregun shqiptar.

Qëndra e Studimeve të Konfindustrisë analizon, se gjatë muajit tetor në të gjitha tregjet ndërkombëtare çmimi i naftës ka rënë me 10USD/ton ndërkohë, që në Shqipëri ndodhi e kundërta.

Çmimi i karburanteve në pikat e pakicës gjatë muajit tetor është rritur në të paktën 10 Lek/litër. Sipas Konfidnustrisë, gjatë muajit nëntor 2018 vazhdon rënia e çmimeve të karburantit në tregjet ndërkombëtare dhe dukuria e mospasqyrimit  në tregun vendor.

Shqipëria radhitet në 25 vendet e para në botë dhe nga më të lartët në Europë për çmimin e karburanteve. Rritja e cmimit të karburanteve kryhet nga të gjithë operatorët e tregut në të njëjtën ditë. Rënia e çmimeve në tregjet e huaja shfaqet e vonuar në tregun shqiptar.

Konfindustria vlerëson se këta janë tregues të qartë të shkallës së ulët së konkurencës dhe të pranisë së kartelit në tregun më të madh të ekonomisë së vendit me mbi 1 miliard euro në vit qarkullim.

Cilësia e karburanteve, sidomos kur është në qarkullim prodhimi i vendit, është në shumicë dërrmuese jashtë cdo standarti minimal ndërkombëtar të lejuar.

Konfindustria, në propozimet për Paketën Fiskale 2019, kërkoi zyrtarisht ngritjen dhe funksionimin e Entit Rtegullator të Karburanteve dhe uljen më 50% të taksës së qarkullimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN