MENU
klinika

Përsëri SHBA fajtore

Koreja e Veriut “kërcënon” se do të rinisë programin bërthamor

04.11.2018 - 14:40

Koreja e Veriut ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se do mendojë seriozisht kthimin në një politikë shtetërore që synon ndërtimin e armëve bërthamore nëse Uashingtoni nuk i jep fund sanksioneve të ashpra ekonomike kundër regjimit.

Në prill, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un tha se vendi i tij do të përqëndrohej në “ndërtimin ekonomik socialist”.

Por një deklaratë e lëshuar nga ministria e jashtme e Veriut tha se Pyongyang mund të kthehet në politikën e saj të mëparshme nëse SHBA nuk ndryshon qëndrim.

Në një samit historik në Singapor në qershor, Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Kim nënshkruan një deklaratë të paqartë në lidhje me çmontimin e programit bërthamor.

Por shumë pak përparim është bërë që atëherë, duke patur parasysh që Uashingtoni ka vendosur sanksione ndaj Koresë së Veriut deri kur të bëhet denuklearizimi i plotë.

Deklarata është shenja e fundit e tensionit në rritje mes Pyongyang dhe Uashingtonit.

Muajin e kaluar, mediat shtetërore të Koresë së Veriut e akuzuan SHBA-në që po luante një “lojë të dyfishtë”, duke kritikuar Trumpin për komentet e tij.

Presidenti i Koresë së jugut, Moon Jae-In, është angazhuar vazhdimisht lidhur me këtë çështje. Ai ka përdorur investime të mëdha dhe projekte të përbashkëta ndërkufitare si stimuj për hapat drejt denuklearizimit.

Në një intervistë me Fox News, Sean Hannity të premten, Sekretari i Shtetit i SH.BA-së Mike Pompeo tha se ka në plan të flasë javën e ardhshme me homologun e tij të Koresë së Veriut, duke iu referuar zyrtarit të lartë të Koresë së Veriut, Kim Yong. Pompeo nuk tha vendin dhe datën e takimit port ha se do të përqëndrohet në bindjen e Koresë së Veriut për të ndërmarrë hapa më të sigurt drejt denuclearizimit dhe mbajtjen e një samiti të dytë midis udhëheqësve të tyre.

“Mbetet ende shumë punë, por jam i bindur se Kim të mbajë premtimin që i bëri Presidentit Trump në qershor në Singapor”, tha Pompeo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN