MENU
klinika

Liga e Kombeve

Kosova “peshkon” fqinjët në “play-off”

21.11.2018 - 11:16

Pas fitores së thellë mbrëmë ndaj Azerbajxhanit, Kosova ka mbajtur vendin e parë në grupin e vet në Ligën D të Nations League, një sukses historik, pasi ka kaluar në Ligën C të këtij kompeticioni.

Tashmë, verdhekaltrit do të ndeshen me Maqedoninë në gjysmëfinalen e “play-off”-it të Ligës D, për kualifikim direkt në “Euro 2020”. Pas përfundimit të kualifikimeve të rregullta, që do të mbahen në vitin 2019, Kosova do të jetë pjesë e “play-off”-it të Ligës D në mars 2020.

Aty do të marrin pjesë katër fituesit e katër grupeve të kësaj lige. Në këtë rast janë Gjeorgjia, Bjellorusia, Kosova dhe Maqedonia. Në “play-off” luhen dy gjysmëfinale dhe një finale për të përcaktuar skuadrën e kualifikuar për në Europian.

kosova
kosova

Në gjysmëfinale përballet ekipi më i mirë nga këto katër përfaqësuese me atë më të dobëtin, bazuar në pikët e marra në këtë ligë. I dyti luan me të tretin. Dy ekipet e para kanë përparësinë e fushës vendase në gjysmëfinale, ndërsa për finalet do të hidhet short për fushën ku do të luhet.

Kështu, e para është Gjeorgjia, me 16 pikë, Maqedonia e dyta, me 15 pikë, Kosova e treta, me 14 pikë, dhe Bjellorusia e fundit, po e 14 pikë, por për shkak të golaverazhit më të dobët është e katërta. Bazuar në këtë qasje sportive, Gjeorgjia do të luajë me Bjellorusinë, ndërsa Kosova do të udhëtojë drejt Maqedonisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN