MENU
klinika

Detajet

Kosovë/ 3 të vdekur, plagoset dhe ambasadorja turke në Prishtinë

16.11.2018 - 20:41

Në orët e pasdites së sotme në Mramor të Prishtinës, një aksident tragjik ka ndodhur ku janë konfirmuar 3 persona të vdekur dhe 3 të tjerë të plagosur.

Mediat në Kosovë shkruajnë se në mesin e të lënduarve është edhe ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç dhe zyrtarë të tjerë të eskortës së ambasadores.

Gjendja e ambasadores dhe ekipit të saj nuk është në rrezik jetë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Gjilan.