MENU
klinika

56% deklarojnë dëme direkte

Kosovë, biznesi po dëmtohet nga mosheqja e vizave

04.11.2018 - 11:35

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) vazhdon ta vlerësojë si shqetësuese vonesën për liberalizimin e vizave. Sipas kryetarit të OEK, Berat Rukiqi, 56% e bizneseve kanë pasur dëme direkte nga mosliberalizimi i vizave. Oda kërkon mobilizim për të shmangur vonesat e mëtejshme.

“Shqetësimi i bizneseve është i vazhdueshëm në raport me liberalizimin. Kemi vazhdimisht probleme me vizat. 56 për qind e bizneseve kanë pasur dëme direkte në raportet e tyre sipërmarrëse me vende të caktuara të BE-së për shkak të mos liberalizimit të vizave. Duhet të gjithë t’ju japim argumente të fuqishme këtyre vendeve që ky proces nuk është më i dëmshëm se sa që ka qenë në Shqipëri, Maqedoni, Serbi dhe vende të tjera të rajonit. Është shumë me rëndësi që të ndodhë këtë vit, vitin tjetër vijnë rrethana të tjera, por duhet ta mbajmë këtë atmosferë dhe të mos japim ndonjë arsye për shtyrje të mëtejshme,” tha ai.

Sipas Odës Ekonomike të Kosovës,efektet e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit nuk po vihen re, ndërkohë që në dekadën e fundit ka pasur dështime të vazhdueshme në tërheqjen e investimeve të huaja. Sipas Odës, kompani të shumë vendeve të Bashkimit Evropian janë të interesuara për investime.

“Të gjithë aktorët duhet të ulen dhe të krijojnë një vizion të qartë se si t’i tërheqin investime. Vendet që synohen për të nxitur investime janë, Gjermania, Italia, Franca dhe Austria. Kompani të këtyre vendeve po shohin mundësi të zhvendosen në pjesë të tjera ku mund ta shfrytëzojnë fuqinë punëtore, ose me një kosto që i bën këto produkte më konkurruese në tregjet e synuara,” thotë  Rukiqi.

Ai ka folur edhe për zonat ekonomike të Kosovës, për të cilat thotë se do të krijohen kushte të favorshme për këta investitorë. Po vlerësohet mundësia që në një prej këtyre zonave të aplikohet skema e partneritetit publik privat.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN