Menu

Liga e Kombeve

Kosovë fantastike, tani mjafton një barazim

17.11.2018

Kosova edhe njëherë tjetër ka konfirmuar momentin e mirë që po kalon në futboll, duke triumfuar 5-0 në Maltë dhe mjafton tashmë një barazim të martën e ardhshme për të siguruar vendin e parë në grup, që do të thoshte kualifikim në Ligën C.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Sfida nisi mjaft mirë, teksa pas 15 minutash, ishte Vedat Muriqi, i cili shënoi pas një gabimi të vendasve në mbrojtje. Pjesa e parë vijoi me raste për Kosovën, e cila pati disa mundësi të mira me Valon Berishën, por që nuk u konkretizuan. Skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 0-1.

Në fraksionin e dytë, të besuarit e Shaland vijuan dominimin e tyre dhe brenda 16 minutave arritën të shënonin plot katër herë. Fillimisht ishte Kololli, i cili shënoi në minutën e 70-të një gol mjaft të bukur.

Më pas momenti ishte për Donis Avdiajn, teksa erdhi nga stoli, për të shënuar dy herë, në minutat 78-të dhe 80-të. Milot Rashica mendoi t’i vinte qershinë mbi tortë me golin e pestë, duke mbyllur çdo gjë.

Ndërkohë nga ana tjetër, rivali i Kosovës në grup, Azerbajxhani, nuk gaboi në shtëpi dhe triumfoi pastër ndaj Ishujve Faroe me shifrat 2-0. Madatov dhe Nazarov ishin lojtarët që shënuan për azerët, të cilët tashmë ngjiten në kuotën e 9 pikëve.

Tashmë, ndeshja që do të luhet ditën e martë midis Kosovës dhe Azerbajxhanit kthehet në “jetike”, pasi çdo gjë do të vendoset në atë sfidë. “Dardanëve” i mjafton të mos humbasin për të ruajtur vendin e parë dhe për të siguruar ngjitjen në Ligën C, që do të ishte diçka historike për Kosovën.

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Marrin pasaportat kosovare

Dy talentë lënë Zvicrën për Kosovën