MENU
klinika

I ndërpritet edhe shkollimi

KPK shkarkon ndihmësin ligjor Artor Ylli

02.11.2018 - 16:37

KPK ka vendosur të shkarkojë nga detyra ndihmësin ligjor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Artor Ylli si edhe ndërprerjen e programit të trajnimit të tij pranë Shkollës së Magjistraturës.

Vendimi me shumicë votash i treshes gjykuese të përbërë nga Etleda Çiftija si kryesuese, Roland Ilia relator dhe Brunilda Bekteshi, anëtare ju komunikua në mënyrë të drejtëpërdrejtë Yllit ditën e premete.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar dy ditë më parë, më datë 31 tetor, relatori Roland Ilia u shpreh se vlerësimi i subjektit është bazuar në të tre komponentët; në kriterin e pasurisë, të pastërtisë së figurës dhe aspektin profesional.

Sipas Birn, nga hetimi administrative rezultoi se subjekti rivlerësimit kishte kryer tre transferta valute të pajistifikuara për lloogari të një shtetasi kinez, konkretisht në vlerat 16 mijë dhe 10 mijë USD në vitin 2010 dhe 30 mijë USD në vitin 2012. Subjekti paraqiti para komisionit deklaratën e një shtetasi, në zyrën e të cilit kishte kryer stazhin si avokat, ku citohej se këto transferta ishin kryer për llogari të personit në fjalë.

Megjithatë komisioni vlerësoi se subjekti rivlerësimit paraqet mungesë etike dhe integriteti që cënon figurën e gjyqtarit. Ylli kërkoi të konfirmohej dhe u shfaq i emocionuar në të dyja seancat. Ai u cilësua i përshtatshëm në të dy kriteret e tjera, por është rrëzuar në atë të pasurisë.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës