MENU
klinika

Ahmetaj prezanton ligjin e ri

Krijohet Fondi Social për Punësimin

21.11.2018 - 17:21

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, prezantoi të mërkurën në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës projektligjin e ri për Nxitjen e Punësimit. Projektligji parashikon ngritjen e Fondit Social për Punësimin, që do të përdoret si instrument shtesë për projekte në shërbim të rritjes së punësimit në vend.

Me ligjin e ri, Shërbimi Kombëtar i Punësimit do të kthehet në Agjenci. Siç ishte paralajmëruar nga qeveria, me ligjin e ri personat që janë përfitues të ndihmës ekonomike do t’i nënshtrohen trajnimit të detyrueshëm, në ato profesione dhe drejtime që janë më të kërkuarat në tregun e punës. Kjo pritet t’i bëjë Qendrat e Formimit Profesional më efikase dhe më afër tregut të punës.

Gjithashtu, ligji i ri synon që më në fund të bëjë të zbatueshëm detyrimin që ndërmarrjet të punësojnë persona me aftësi të kufizuara. Çdo ndërmarrje me më shumë se 49 punonjës duhet të punësojë një person me aftësi të kufizuara (PAK) për çdo 50 të punësuar në borderonë e saj.

Bizneset që nuk e zbatojnë detyrimin do të duhet të paguajnë një penalitet në masën 50% të pagës minimale çdo muaj, për çdo kuotë PAK të paplotësuar. Ky kontribut do të shkojë në favor të Fondit Social për Punësimin.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, theksoi se një nga sektorët që ka më shumë nevojë për punonjës të specializuar është pikërisht turizmi. Sipas tij, rritja e numrit të turistëve kërkon domosodshmërisht më shumë forcë pune të specializuar për t’iu përgjigjur nevojave të biznesit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përfshihen 76 mijë punëkërkues

Ahmetaj: Trajnim i detyrueshëm për të papunët