MENU
klinika

Ndizen motorrët e fushatës

Kryemadhi: Në zgjedhje, në bashkëpunim me frontin opozitar

18.11.2018 - 13:03

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka realizuar një takim në qytetin e Sarandës me strukturat e LSI.

Nga ky takim Kryemadhi ka deklaruar se tashmë LSI së bashku me Frontin Opozitar ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 30 qershorit.

Liderja e LSI-së, tha se strukturat e partisë në qytetin e Sarandës në bashkëpunim dhe me strukturat e partive të tjera opozitare si PD dhe të PR e PA, etj, do të rakordohen, sepse sipas saj “është jashtëzakonisht e domosdoshme funksionimi dhe riorganizimi i strukturave tona si një bllok opozitar kundër një të keqeje shumë të madhe, që është qeverisja e një sekti kriminal si Rilindja”.

kryemadhi lsi-konica.al
kryemadhi lsi-konica.al

“Ne tashmë jemi në një front opozitar. Do të shkojmë drejt marrëveshjeve të cilat do të hyjmë bashkarisht në zgjedhjet lokale, në përzgjedhjet e kandidatëve.

Partia Demokratike ka filluar punën e saj për përzgjedhjen e kandidatëve të cilët duhet të jenë fitimtarë në të gjithë fushatën elektorale. Ashtu sikurse edhe ne si LSI kemi filluar dhe jemi në kontakte me strukturat dhe drejtuesit për përzgjedhjen e kandidatëve tanë.

Dhe do të shkojmë drejt përzgjedhjes së kandidatëve fitues, të cilët do të jenë fitues jo thjesht si përfaqësues të forcave politike, por do të jenë fitues në funksion të qytetarëve”, theksoi Kryemadhi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN