MENU
klinika

Prodhimi Tradicional

Kulinaria shqiptare udhëton në Belgjikë

23.11.2018 - 11:56

Tradita shqiptare e kulinarisë udhëton drejt Belgjikës për një aktivitet të veçantë.

Shqipëria njihet për një kulinari të pasur në zona të ndryshme të Shqipërisë, ku çdo trevë ka ushqimet e saj karakteristike.

Në përgjithësi kulinaria shqiptare ka shumë elementë tradicionalë origjinale shqiptarë dhe elementë të kulturave ku ka bashkëvepruar Si Greqia, Turqia, Lindja e Mesme, pse jo Itali apo gjetkë.

Në datat 26-27 nëntor në Bruksel do të zhvillohet panairi “Ditët e Kulinarisë shqiptare në Bruksel”. Kjo është një ditë e shënuar për kulinarinë Shqiptare.

Në këtë nismë që vjen si një bashkëpunim i Agjencisë Kombëtarë të Diasporës me “Institutin Kulinar Neranxi”, do të jetë i pranishëm edhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Kurse të gjithë qytetarët ku në mes tyre ka edhe shumë shqiptarë në emigracion do të kenë mundësinë të ballafaqohen me kulinarinë shqitpare, të provojnë shijen e produkteve origjinale shqiptare.

Kjo nga ana tjetër është dhe një imazh shumë i mirë që i identifikohet Shqipërisë nëpërmjet produkteve ushqimore.

Ashtu si është krijuar deri tani, kulinaria shqiptare do të ketë mundësinë në këtë event që të bashkësveprojë përveç imazhit me kultura të tjera ndërkombëtare si dhe bashkëpunime të mundshme me kompani të huaja dhe të diasporës.

Çfarë do të sjellë tjetër ky event? Një autobus lëvizës, i cili ka nisur dje udhëtimin drejt sheshit “Place du Luxembourg”, ku edhe do të zhvillohet aktiviteti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN