MENU
klinika

Nga Fan S. Noli

Kur Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë

29.11.2018 - 19:15

Në verë të vitit 1443 një ushtri hungareze, nën Jano Huniadin, Vojvodën e Transilvanisë, hyri në Serbi, Sulltan Murati II, dërgoi një ushtri prej 20.000 nën Kasëm Pashën, Bejlerbenë e Rumelisë, nën të cilën shërbente dhe Skënderbeu me një ushtri aleate shqiptare.

Të dy ushtritë e sheshuan përtej e përkëtej. lumin Morava, pranë Nishit.

Huniadi më 3 nëntor të vitit 1443, me një ushtri prej 10.000 kapërceu lumin, dhe goditi ushtrinë turke.
Komadati turk i trembur nga sulmi dhe guximi i hungarezëve nisi të prapset, por kur pa që ushtria Huniadit ishte e vogël, vazhdoi ritiratën e cila ngadalë, u bë ikje e plotë dhe e përfshiu tërë ushtrinë turke.

Në shtatë ditë e sipër Skënderbeu arriti në Dibër.

skenderbeu ne kruje-konica.al
skenderbeu ne kruje-konica.al

Atje i thirri krerët e qytetit dhe u dha urdhër të mblidhnin një ushtri, e cila do ta ndihmonte për të realizuar planin që kishte llogaritur.

Dhe meqenëse plani i tij ishte që të merrte Krujën me ferman, dhe jo me forcë u kërkoi vetëm 300 veta , që dinin mire udhët dhe i dërgoi të fshiheshin natën në një pyll afër fortesës.

Fermani nuk u shkrua prej kancelarit të Sulltanit, siç na thotë legjenda, por u zografis prej ndonjë falsifikatori, siç na tregon kronikani i Raguzës, Luccari.

Pastaj, që atë natë para se të dilte hëna, i shoqëruar prej një tokice të zgjedhur u nis me një shpejtësi të madhe për të marrë Krujën.

Kur ju afrua fortesës, dërgoi përpara të nipin, Hamza Kastriotin, si sekretar të tij që ta lajmëronte kumandarin e Kështjellës që arrinte për së shpejti i urdhëruar prej Sullatan Muratit të II-të, të merrte komandën e saj.

skenderbeu ne kruje-konica.al
skenderbeu ne kruje-konica.al

Hamzai i cili ishte lindur nga një nënë turke dhe e fliste turqishten si një turk, e mbaroi këtë mision me një mjestëri të pazakontë.

Komandanti i Kështjellës, Hasan Bej Vërzhezda, e besoi, dhe kur erdhi Skënderbeu dhe e tregoi fermanin, e këndoi, dhe menjëherë ia dorëzoi fortesën.

Oficerët e garnizonit dhe krerët e qytetit ardhën ta përshëndoshin dhe ta përgëzonin. Krujanët nuk dinin se qysh ta shpjegonin këtë çudi të papritur.

Po Skënderbeu nuk i la të mejtoheshin shumë.

I mori mënjanë krerët dhe jua shpjegoi tërë punën. Krujanët i gjeti aq besnikë sa edhe dibranët. Kur u ngrys i thirri brenda në Kështjellë, shokët e fshehur në pyll, me të cilët u bashkua një numër i madh krujanësh të armatosur.

skenderbeu ne kruje-konica.al
skenderbeu ne kruje-konica.al

Këta pasi i mbyllën portat, i zunë të gjitha pikat strategjike të qytetit dhe po prisnin shenjën.
Një klithmë stentoriane oshtiu në mes të natës: “Liri! Liri!”

Të tjera zëra e përsëdytnin këtë parrullë, dhe të gjithë u vërvitën kundër turqve.

Të nesërmen nuk kishte mbetur në qytet asnjë ushtar turk, as kollonist a renegat.

Përveç disa të paktëve që u kthyen të krishterë, të tjerët u masakruan pa mëshirë.
Flamuri i Turqisë u zbrit dhe vendin e zuri flamuri i kuq i Skënderbeut, me shkabën e zezë dykrenore.

Populli thërriste: “Rroftë Skënderbeu!”

skenderbeu ne kruje-konica.al
skenderbeu ne kruje-konica.al

Porsa u zaptua Kruja, Skënderbeu u kthye zyrtarisht në fenë atërore.

Megjithë këtë e mbajti llagapin, Muhamedan Skënderbe, me të cilin fitoi famë në botën e krishterë, dhe i cili dalëngadalë zuri vendin e llagapit të Kastriotëve.

Ishte aq kryelartë për këtë llagap turk sa e shtonte vetë gjithnjë pas emrit të familjes.

Arsyet kuptohen lehtë.

Emri Iskënder i kujtonte Aleksandrin e Madh, edhe titulli i Beut tregonte shkallën e gjeneralit në ushtrinë turke, e cila ishte më e mira e asaj kohe.

Nga ana tjetër ajo provon që Gjin Muzhaqi, ka të drejtë kur na thotë tërthori që Kastriotët ishin nga një derë e vogël katundare, porsa Skënderbeu vetë nuk i jepte asnjëherë rëndësi llagapit atëror, dhe e këmbeu me një llagap të huaj.

skenderbeu ne kruje-konica.al
skenderbeu ne kruje-konica.al

Fundi i fundit, llagapi atëror nuk ishte tamam llagap, po emri i një fshati, dhe e mbanin me dyzina shokë fshatarakë të kryetrimit, sipas zakonit të vjetër të Shqipërisë.

Të nesërmen pasi u zaptua Kruja, Hamza Kastrioti shkoi në Dibër që t’u shpinte dibranëve lajmin e mirë, dhe t’u kërkonte ndihmën për të ngadhënuar fortesat e tjera, si Petrela, Petralba, Stellushi, Tornaçi, dhe Sfetingradi.

Për këtë duhej ushtri dhe Skënderbeu kërkoi përkrahjen e kapedanëve fqinj, të cilët i ftoi për zaptimin e Krujës.

Në këtë mes doli për të vizituar Matin dhe për të mbledhur ushtarë.

U prit kudo me entuziazëm si çlironjës, dhe cilido vihej me gëzim nën urdhrin e tij.

Zbriti në Dibër, ku u poq për herë të parë me Moisinë, të nipin e Aranitit të Kaninës i cili u bë pastaj një nga gjeneralët e tij më të mirë.

Kur u kthye nga ky udhëtim ishin mbledhur të gjithë krerët e Principatës së Kastriotëve si dhe kryezotit fqinj, të lidhur me shtëpinë e tij, që të ndodheshin në festimin gazmor dhe të papritur të formësimit të tij si Kryezot i Krujës.

skenderbeu ne kruje-konica.al
skenderbeu ne kruje-konica.al

Midis të tjerëve ishin, i nipi i tij, Muzhaqi i Angjelinës, Gjoka dhe Gjergji të bijtë e Pal Stres Balshës, dhe nipër nga e motra Jella, dhe i kunati Gjon Muzhaqi, i shoqi i Vlajkës.

Kryezoti i Malit të Zi, Stefan Çernoviçi, i shoqi i Marës dërgoi bajlozë me dhurata, para dhe ushtarë, gjithashtu bënë edhe kryezotët e tjerë që nuk mundën të vinin vetë.

Kështu u mblodh një ushtri e mjaftë prej dymbëdhjetë mijë vetash.

Fronësimi u bë më 28 të Nëntorit 1443, koicidencë e çuditshme se pikërisht atë ditë u ngrit flamuri, dhe u proklamua indipendenca e Shqipërisë në Vlorë katërqind e gjashtëdhjetë e nëntë vjet pastaj, më 1912.

 

/Marrë nga Fan Stilian Noli, “Historia e Skënderbeut”

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!