MENU
klinika

Mjekësia alternative

Kurimi i anemisë me mjekime popullore!

05.11.2018 - 13:38

Me këtë term kuptojmë pakësimin e numrit të rruazave të kuqe të gjakut qarkullues ose ulje e përqindjes së hemoglobinës. Si pasojë e kësaj pakësohet përqëndrimi i oksigjenit në gjak dhe në inde, duke favorizuar infeksionet e ndryshme. 

Anemia mund të jetë si rrjedhojë e gjakderdhjeve të menjëhershme dhe të plagosjeve të ndryshme, ose gjakderdhje të vogla, por të vazhdueshme nga mosmarrja prej organizmit të lëndëve të ndryshme, të nevojshme ushqimore, të vitaminave dhe mineraleve të ndryshme, sidomos të hekurit.

Shenjat e kësaj sëmundjeje janë të njëjta dhe kanë të njëjtat ankesa. Llojet e anemisë përcaktohen më saktë vetëm nga analiza laboratorike të gjakut, ku do të konstatohet numri i rruazave të gjakut.

Të sëmurët kanë lëkurë dhe mukoza të zbehta, lodhen shpejt, kanë këputje, kanë apati, nuk kanë oreks, kanë ulje të presionit arterial, rrahje të shpejta të zemrës, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje koke, marrje mendsh, sytë me miza, te femrat mund të ketë mosardhje të menstruacioneve, ndërsa te meshkujt pamundësi seksuale. 

Në forma të lehta dhe mesatare nuk ka nevojë për regjim shtrati, por duhet pasur kujdes dhe duhet kufizuar puna fizike. Për format më të rënda duhet patjetër regjim shtrati. Kushtet duhet të jenë të mira, dhoma e pastër, e ajrosur dhe me diell, shëtitje në vende malore dhe me gjelbërim.

Ushqimet duhet të jenë të pasura me vitamina sidomos me proteina, vezë, peshk, qumësht, gjalp i freskët, lakra të freskëta, spinaq, karrota, brokul dhe shumë fruta. Në mjekësinë popullore përdoren shumë bimë që shërbejnë për të ndihmuar shumë në anemi, sidomos në përmirësimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Mënyrat e trajtimit

Merrni 1 lugë gjelle nga fletët e grimcuara të thata të hithrës. I zieni në 1 gotë me ujë për 15 minuta. Kullohet, ëmbëlsohet dhe pini 3 herë nga 1 gotë me çaj, të ëmbëlsuar me mjaltë, për 1 muaj rresht derisa të përmirësoheni.

Mëlçia është i vetmi produkt blektoral që përmban shumë hekur. Përmban 850 kalori dhe ndihmon shumë në përmirësimin e rruazave të kuqe. Çdo ditë duhet të konsumoni 400 gr mëlçi të zezë viçi, duke e skuqur mirë në tigan. Hani 2 vakte në ditë për 20-30 ditë rresht dhe pastaj bëni një kontroll për analizat e gjakut dhe do vini re se ndryshimi është i madh në shtimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Molla ndihmon për aneminë. Të konsumoni gjatë ditës 300-400 gram mollë, por është mirë të jenë mollë vendi, sepse efektshmëria është më e lartë dhe e garantuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN