MENU
klinika

Rezoluta për dialogun

Kuvendi s’kalon pr.rezolutën kundër Thaçit

01.11.2018 - 12:50

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk miratuan Projektrezolutën për dialogun të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e shkëmbimit të territoreve apo korrigjim të kufijve.

Me 50 për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim nuk u miratua Projektrezoluta.

Ndryshe, kundër Rezolutës ishin PDK, AAK dhe Nisma, ndërsa pro Rezolutës kanë votuar deputetët e LDK-së, Vetëvendosjes dhe PSD-së.

Rezoluta e propozuar nga LDK ka pasur vetëm një pikë, e që e definon territorin si të pandashëm, ku as presidenti dhe askush tjetër nuk ka mandat për të diskutuar për territorin e Kosovës. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN