MENU
klinika

Nga New York Times

Lajme të këqija për hungarezët…

02.11.2018 - 15:54

Nëse po pyesni se çfarë do të thonë sulmet ndaj mediave për të ardhmen e demokracisë, ia vlen një udhëtim në Budapest.

Kur e vizitova Hungarinë kohët e fundit, e dija se po shkonte drejt një demokracie gjithnjë e më autoritare. E dija se Kryeministri Viktor Orban fitoi një mandat të tretë në prill duke bindur votuesit se një kombinim i frikshëm i emigrantëve muslimanë, miliarderi hungarez George Soros dhe burokratët e Bashkimit Evropian po vinte në vend..

Por unë e kuptova se si Orban e mohonte këtë, kur fola me gazetarët hungarezë. Ata shpjeguan se  Orban kritikonte shtypin sepse shprehej kundër tij. Pastaj ai dhe aleatët e tij i bënë mediat që të flisnin vetëm për agjendën e Orbanit dhe parties së  tij, Fidesz.

Kjo ndodhi shpejt. Faqja hetuese e internetit hetuese Atlatszo vlerëson se më shumë se 500 tituj hungarezë mediash tani kontrollohen nga Orban dhe miqtë e tij.

Në disa raste, aleatët e Orbanit i mbyllën disa media. Një mëngjes në vitin 2016,  Nepszabadsag, një nga gazetat më të mëdha të Hungarisë, u mbyll. Pronari i ri i saj, një biznesmen austriak, pretendoi se kishte probleme financiare; gazeta sapo kishte publikuar një seri artikujsh për korrupsionin e qeverisë.

Organizata të tjera të lajmeve janë blerë dhe transformuar. Disa tani thuhet se marrin pikat e tyre të diskutimit direkt nga qeveria.

Ka ende media të pavarura, por shumica e hungarezëve nuk i ndjekin. Dhe kur një nga këto faqet e internetit ekspozon korrupsionin, Orban e sulmojnë atë.

Csaba ishte gazetar në Magyar Nemzet, një gazetë ditore 80-vjeçare që u mbyll në prill.

Në maj, ai dhe disa ish-kolegë filluan një gazette  javore të quajtur Magyar Hang (Zëri Hungarez).. Gazeta shtypet në Sllovaki, sepse asnjë printer hungarez nuk do pranonte.

Magyar Hang është një gazetë konservatore, e qendrës së djathtë. Disa nga shkrimtarët e saj, mbështetesin partinë Fidesz. Nëse reporterët nuk mbështesin qeverinë, ata nuk mund të marrin pjesë në konferenca apo të marrin  në pyetje zyrtarë.

Viktor Orban
Viktor Orban

Mediat nuk janë viktima e vetme e zotit Orban. Javën e kaluar, Universiteti i Evropës Qendrore, i bashkëthemeluar nga zoti Soros, njoftoi se, do të zhvendoset nga Budapesti në Vienë, për shkak të sulmeve të qeverisë.

Hungaria tregon se sulmet ndaj shtypit mund të vazhdojnë të shtohen. Një studim i Pew këtë vit që kishte marrë në shqyrtim 10 vende evropiane zbuloi se hungarezët kishin më pak gjasa që të ndiqnin lajmet lokale dhe kombëtare.

Në përfundim të udhëtimit tim fola me Gyorgy Zsombor, kryeredaktor i hungarezes  Hang. “Nuk mund ta imagjinonim 10 vjet më parë se kjo do të ndodhte në Hungari,” tha ai. “Menduam se demokracia ishte më e fortë.”

Pamela Druckerman është një shkrimtare që jeton në Paris dhe autore e librit “There Are No Grown-Ups: A Midlife Coming-of-Age Story.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fati i Evopës në duart e...

Dilema e madhe/ Makron apo Orban?!