MENU
klinika

A do të rikthehet Skillz?!

Ledri dhe Skivi, sërish bashkë

13.11.2018 - 22:08

Dyshja e reperëve, Ledri Vula dhe Skivi, që u bë e njohur për publikun me emrin ‘Skillz’, mesa duket do të rikthehet sërish bashkë.

U bë një kohë e gjatë që Skivi nuk është më i kënaqur me gjendjen në “Babastars”. Nga profili i tij në “Instagram”, mund të shohim që ai ka filluar të ndjekë Faton Shoshin dhe Ledri Vulën. Kjo i ka shtuar më shumë dyshimet që ‘Skillz’ mund të jetë duke u rikthyer.

Jo vetëm kaq, por në një foto të fundit, ata shihen teksa jenë takuar bashkë. Skivi, ose Visari si ka dhe emrin e vërtetë është larguar tani nga “Babastars” dhe besojmë shumë shpejt që ai të bashkohet me Ledrin.