MENU
klinika

Kompetenca të plota

Lëvizjet në MB/ Soreca: Duhet të jetë funksionale

07.11.2018 - 09:45

Lëvizjet e ditëve të fundit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë çuar në reagime, dhe nga ana e ambasadorit të Bashkimit Europian.

Ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, Luigi Soreca ka shprehur opinionin e tij.

Ai vlerësoi punën e policisë së shtetit në muajt e fundit, ndërsa shton se ‘një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër krimit’.

Me këtë fjali diplomati i BE-së nënkupton se ministri i ri duhet të jetë me kompetenca të plota për një ministri të Brendshme plotësisht funksionale.

luigi-soreca-konica.al
luigi-soreca-konica.al

Muajt e fundit Policia e Shtetit ka ndërmarrë operacione të rëndësishme policore kundër krimit të organizuar.

“Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale, në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër krimit të organizuar është thelbësore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së.”

Prej ditës së djeshme ministria e Brendshme drejtohet nga Sandër Lleshi, por si i komanduar nga kryeministri Rama.

Lëvizja e Ramës për ta emëruar zv/ ministër dhe më pas për ta komanduar erdhi si pasojë e refuzimit të Presidentit Meta për ta dekretuar pa asnjë arsye.