MENU
klinika

Zbulojeni

Liam Neeson në një film te ri, prapë me tropojanë?!

20.11.2018 - 13:06

Katër aktoret e njohura, Viola Davis, Michelle Rodriguez, Cynthia Erivo dhe Elizabeth Debicki bashkohen bashkë në një film triller të jashtëzakonshem me një mision të përbashkët.

Pjesë e filmit është edhe aktori tashmë i njohur për shqipatrët, Liam Neeson, pasi luajti 2 nga 3 filmat “Taken” në bashkëpunim me aktorë shqiptarë, në rolin e tropojanëve të cilët merren me punë të ilegale jashtë Shqipërisë, në Europë.

Ata i rrëmbejnë vajzën me qëllim prostituimi, por i ati bën të pamundurën dhe në fund e gjen dhe e kthen vajzën e tij në shtëpi.

Këtë radhë ai vjen në një film të ri, por që nuk bëhet fjalë për bashkëpunim me shqiptarë.

Nga regjisori fitues i çmimit ‘Academy Aword’ Steve McQueen, me filmin ‘12 vjet një skllav’ dhe bashkë-shkrimtar dhe autor i ‘bestselling’ Gillian Flynn ‘Gone Girl’ vjen një thriller i ashpër, modern i vendosur kundër sfondit të krimit, pasionit dhe korrupsionit .

“Widows” është historia e katër grave me asgjë të përbashkët përveç një borxhi të lënë pas nga aktivitetet kriminale të burrave të tyre të vdekur.

Vendosur në Chicago bashkëkohore, në mes të një trazire, tensionet ndërtohen kur Veronica (fituese e çmimit Oskar), Linda (Michelle Rodriguez), Alice (Elizabeth Debicki) dhe Belle (Cynthia Erivo) e marrin fatin në duart e tyre dhe komplotojnë që të krijojnë një të ardhme sipas rregullave të tyre.

Filmi do të shfaqet duke filluar nga data 22 nëntor në kinema Cineplexx.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN