MENU
klinika

Terapia për reduktimin e stresit

Limonatë në livando për t’u çliruar nga ankthi dhe dhimbja e kokës

22.11.2018 - 16:03

Pak livando në limonatë mund të bëjë mrekulli për ju dhe nervat tuaja.

Vaj i livandos është një nga vajrat më të fuqishme që mund të përmirësojnë shëndetin tuaj. Ai përmban më shumë se 150 përbërës aktivë që e bëjnë vajin e livandës vaj të përsosur dhe shërues.

Lavanda ka veti anti-inflamatore, antiseptike, antistresante, analgjezike dhr detoksifikuese.

Një grup studiuesish kanë zbuluar se livandoja mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit dhe në reduktimin e nivelit të ankthit.

Ata gjithashtu zbuluan se duke bërë terapi aromatizuese para ndonjë operacioni, ankthi I pacientit reduktohej dhe i bëri ata të ndihen më të relaksuar.

Vaji i iavandos është përdorur edhe në fushën mjekësore.

livando ne limonade-konica.al
livando ne limonade-konica.al

Përdoret për uljen e depresionit, luftimin e pagjumësisë, përmirësimin e gjumit dhe lehtësimin e dhimbjeve të punës.

Efikasiteti i terapisë aromatizuese është zbuluar përmes disa studimeve klinike. Rezultatet treguan se livando mund të zvogëlojë ankthin dhe mund të përmirësojë gjendjen tuaj.

Ja se çfarë zbuluan studiuesit:

Studiuesit testuan veprimtarinë antistres të vajit të livandos tek pacientët që ishin duke qëndruar në kujdesin intensiv. Pacientët bënë terapi aromatike me vetëm 10 pika vaj livando.

Dhe pas trajtimit të parë, studiuesit vunë re efektet e menjëhershme antistres.

Studiuesit zbuluan se pacientët e konsiderojnë aromën e livandës si vërtet të këndshme dhe kjo lidhet me ndryshimet në sistemin nervor autonom.

livando ne limonade-konica.al
livando ne limonade-konica.al

Stafi i spitalit është vënë gjithashtu në ‘’testin e livandos’’. 85% e stafit thanë se aroma e livandos ka përmirësuar me të vërtetë mjedisin e tyre të punës dhe ul nivelin e stresit.

Hulumtimi ka treguar se njerëzit të cilët kanë përdorur vajin e livandos në këtë terapi për të paktën 3 minuta, kanë ulur nivelin e ankthit, kanë humor të përmirësuar, ndiheshin më të relaksuar dhe ishin më të vëmendshëm.

Studiuesit gjithashtu testuan se si terapia aromatike e livandos mund të ndikojë në depresionin dhe ankthin tek pacientët femra që janë trajtuar nga hemodializa kronike. Rezultatet ishin të habitshme.

Kjo terapi ose një masazh i thjeshtë me vaj livando mund të zvogëlojë dhimbjen dhe të reduktojë stresin.

Përbërësit:

12 gota ujë

1 filxhan mjaltë

6 limon të shtrydhur

1 vaj esencial livandoje

Përgatitja:

Miksoni të gjithë përbërësit mirë dhe i lini ato në frigorifer për të ftohur. Mund të shtoni edhe disa fije të bimës së livandos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vetëm me përbërës natyral

3 receta për flokë të shëndetshëm