MENU

Kuron mbi 10 sëmundje

Limoni dhe vlerat e tij kurative!

12.11.2018 - 13:33

Limoni është një frut shumë kurativ i familjes së agrumeve, madje mëse i pëlqyeri ndër ta, për vlerat e tij të shumëfishta. Rritet gjerësisht në zonat bregdetare. Përmban kryesisht acid citrik dhe askorbik, por edhe mjaft vlera të shumta ushqyese, si: vitaminat C, PP, B1, B2, karotinë, 89% ujë, 0.4% protein, 0.38% yndyrë, deri 10% karbohidrate, kripëra minerale etj.

Limoni preferohet mjaft në mjekësinë popullore, ku i përdoren pothuajse të gjitha pjesët e tij përbërëse. Limoni është ilaçi më i mirë antiskorbik. 

Ai është freskues dhe kuron me sukses të gjitha sëmundjet që shoqërohen me ethe, pasi ul temperaturën, kuron dhimbjet e kokës, migrenën, gingivin, kalotat, sëmundjet e organeve të frymëmarrjes dhe atyre të rrugëve urinare, ekzemat, sëmundjen e majmërisë dhe atë të sheqerit, ndalon rrjedhjen e gjakut nga hunda etj.

Lëngu i limonit ka gjetur përdorim si freskues në prodhimin e limonatave dhe ëmbëlsiravë të ndryshme, në përgatitjen e aromave etj. Limoni i përzier me sheqer, mbron shëndetin dhe stimulon oreksin dhe përdoret me sukses në eleminimin nga organizmi i kripërave të kristalizuara. Pirja e lëngut të tij parandalon vjelljen.

Për qëllime mjekësore përdoret edhe lëkura e tij, e cila qërohet nga pjesa e bardhë sfungjerore, thahet me kujdes në temperaturë 40 gradë celcius. Gjithashtu kanë gjetur përdorim praktik edhe farat, gjethet dhe lulet e limonit. Nga lulet, përgatitet një reçel aromatik i cilësisë së mirë.

Për sëmmundjet gripale

Për të kuruar acarimin e fytit dhe mukozës së gojës përdoret me efekt shumë të mirë kura që vijon si më poshtë:
Merret një kokërr limoni dhe shtrydhet lëngu i tij në një gotë. Ai pihet menjëherë, i ngrohtë dhe 2-3 orë para buke.

Acarimi i bajameve

Merret një kokërr limoni në madhësi mesatare, pritet në mes në drejtim të gjerësisë dhe të dy gjysmat vendosen në një pjatë mbi zjarr, derisa të ngrohet lëngu që përmbajnë. Pastaj, dy gjysmat, pasi janë ngrohur, vendosen mbi bajame, lidhen me fashë dhe lihen aty derisa të ftohen. Ky veprim përsëritet 2-3 ditë rresht, para gjumit.

Sëmundjet e mëlçisë

Për 20-30 ditë rresht, çdo mëngjes, një orë para buke, pihet lëngu i një kokrre limoni, së bashku me një lugë gjelle vaj ulliri dhe një lugë gjelle mjaltë.

Sëmundjet e reumatizmit

Merren 2 kokrra limoni dhe pa ja hequr lëkurën grihen me rende. Masa përzihet me 1-2 lugë kafeje sheqer dhe hahet esëll, në mëngjes. Ky veprim përsëritet cdo ditë, për 20-30 ditë.

Për gurët në veshka dhe fshikëzën urinare


Për këtë duhen konsumuar 2-3 kokrra limoni çdo ditë, për 1 periudhë 1-3 muaj.

Mjegullimi i syve

Lëngun e 2 kokrrave limoni e shtrydhni në gjysëm litri ujë. Për të qenë të sigurt se uji është I pastër është mirë që ai të valohet më parë. Me këtë tretje shpërlahen sytë dy herë në ditë derisa të përmirësohet gjendja.

Frymëmarrja e vështirësuar

Shtrudhet lëngu i 3 limonëve dhe i shtohet një lugë kripë e imët. Masa tundet derias të shkumojë. Prej kësaj tretësire merret nga një lugë çdo orë. Ky ilaç ndikon mirë edhe në sëmundjet e mëlçisë dhe pengesat në tretjen e ushqimit.

Sëmundjet e tensionit të gjakut

Në mëngjes esëll, konsumohet një gotë limonadë e përgatitur me lëngun e një kokrre limoni. Është mirë që gjatë ditës, në vend të ujit të konsumohet vetëm limonatë, në mënyrë që tensioni i gjakut të normalizohet.


Urinimi i pakontrolluar në gjumë

Në lëngun e përftuar nga shtrydhja e gjysëm kg limoni, hidhen lëvozhgat e 5 kokrrave vezë të pastruara mirë. Kur lëvozhgat të shkrihen në lëngun e limonit, përbërja kullohet dhe vendoset në një shishe të mbyllur. Lëngu i përftuar konsumohet 3 herë në ditë nga 1 gotë, i zbutur me pak ujë.

Pezmatimi i nervave

I shtoni pak kripë lëngut të një limoni. Në këtë tretësirë njomet lecka e pastër, vihet në nervin e pezmatuar dhe lihet me një fashë pambuku. Nervit të pezmatuar, gjithashtu i duhet bërë masazh i vazhdueshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN