MENU
klinika

A do e mbajë fjalën?

Lind fëmijën e 21-të: Nuk bëj më!

12.11.2018 - 19:19

Një vit më parë, solli në jetë fëmijën e saj të 20-të dhe e tha me bindje se ai do të ishte i fundit, por Sue Radford nuk e mbajti fjalën dhe së fundmi e shtoi familjen e saj edhe me një vajzë.

Bonnie Raye është emri i fëmijës së 21-të në familjen më të madhe në Britani. “Më në fund ajo është këtu”, kështu me anë të një video në Youtube, Radford, familja më e madhe në Britani njofton lindjen e fëmijës.

Po ashtu si edhe një vit më parë, Sue u shpreh sërish se nuk do të lindë më. “Kemi vendosur se nuk duam më. Bonnie e përmbushi familjen tonë,”-tha 43-vjeçarja.

Disa njerëz vendosin që të ndalojnë pasi bëjnë 2 ose 3 fëmijë. Por ne e morëm vendimin pas fëmijës së 21-të”, shtoi Noel. Bonnie, e cila lindi të martën, tashmë është në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Fëmija i parë i tyre është Chrisi, tani 29 vjeç. Pas tij janë edhe 20 vëllezër dhe motra.