MENU
klinika

Qendra e diskutimit

Lleshi në Elbasan për turin e takimeve me strukturat e policisë

15.11.2018 - 18:20

Ditën e fundit, zv/ministri i Brendshëm i sapoemëruar, Sandër Lleshaj ka nisur një tur takimesh me drejtuesit e policisë në mbarë vendin.

Deri tashmë janë zhvilluar takime në qarkun e Shkodrës dhe më tej në Durrës.

Sander-Lleshi-konca.al
Sander-Lleshi-konca.al

Takimi i rradhës do të jetë në qarkun e Elbasanit.

Këto takime kanë qenë jashtë vëmendjes së medias, por mësohet se në qendër të diskutimit ka qenë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.